Shefi i OBSH-së: Banorët e Gazës përballen me një kombinim “toksik” të sëmundjeve, urisë dhe mungesës së higjienës

Azia

Shefi i OBSH-së: Banorët e Gazës përballen me një kombinim “toksik” të sëmundjeve, urisë dhe mungesës së higjienës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:13
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Kreu i agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi të enjten për “përzierjen toksike të sëmundjeve, urisë dhe mungesës së higjienës dhe kanalizimeve” me të cilat përballen njerëzit në Gaza, ndërsa ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën e Izraelit me Hamasin.

“Uria dobëson mbrojtjen e trupit dhe i hap derën sëmundjeve”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ghebreyesus në një postim në X, raporton CNN.

“Gaza po përjeton tashmë ritme në rritje të shpërthimeve të sëmundjeve infektive. Rastet e diarresë tek fëmijët nën 5 vjeç janë 25 herë më shumë se sa ishin përpara konfliktit”, tha ai. “Sëmundje të tilla mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët e kequshqyer, aq më tepër në mungesë të shërbimeve shëndetësore funksionale. Ne kemi nevojë për një armëpushim tani”.

Komentet e Tedros vijnë mes thirrjeve të shumta nga agjencitë e OKB-së për një pauzë në luftimet për të ndihmuar përpjekjet e ndihmës në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat