Tërmeti në Kinë: Numri i të vdekurve rritet në 134

Azia

Tërmeti në Kinë: Numri i të vdekurve rritet në 134

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:31
Kinë

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinës është rritur në 134, me pothuajse një mijë të lënduar, pasi ekipet e shpëtimit gërmojnë rrënojat në kushte nën ngrirje.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi pak para mesnatës të së hënës, në qarkun Jishishan pranë kufirit të provincave Gansu dhe Qinghai, duke shkatërruar dhe dëmtuar më shumë se 150 mijë shtëpi, sipas medias shtetërore.

Tërmeti, i cili u pasua nga disa pasgoditje të forta, shkaktoi baltë dhe rrëshqitje dheu dhe dëmtoi linjat e energjisë elektrike dhe infrastrukturën tjetër lokale “në shkallë të ndryshme”, raporton Guardian.

Mes një valë të ftohtë njëditore që përfshiu pjesën më të madhe të Kinës, zona me lartësi të madhe në veriperëndim të Kinës raportoi temperatura deri në -16 gradë Celsius, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat