Ministri izraelit kërcënon me rrëzimin e qeverisë nëse IDF-ja ndalë ofensivën në Gaza

Azia

Ministri izraelit kërcënon me rrëzimin e qeverisë nëse IDF-ja ndalë ofensivën në Gaza

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:32
Itamar Ben Gvir

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir sulmoi kabinetin e luftës dhe bëri thirrje për shpërbërjen e tij, mes spekulimeve se fushata intensive ushtarake e IDF-së në Gaza mund të përfundojë së shpejti në favor të operacioneve me intensitet më të ulët, shkruan Times of Israel.

“Nëse dikush synon, Zoti na ruajt, të ndalojë IDF-në përpara se Hamasi të mposhtet dhe të kthehen të gjithë pengjet, ata duhet të konsiderojnë se Otzma Yehudit nuk do të jetë me ta”, tha kreu i partisë së ekstremit të djathtë.

Ai shtoi se ideja e zvogëlimit të intensitetit të ofensivës në Gaza, është një dështim i kabinetit të luftës.

“Duhet të çmontohet menjëherë. Ka ardhur koha për t’i kthyer frenat kabinetit më të gjerë (të sigurisë)”, tha Gvir.

Kabineti i Luftës përbëhet nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe udhëheqësi i Unitetit Kombëtar dhe Ministri pa portofol Benny Gantz, të cilët janë tre anëtarët me të drejtë vote, së bashku me dy vëzhgues, Ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer dhe ministrin pa Portofol, Gadi Eisenkot.

Ben Gvir u përplas me Gallantin në shumë raste, edhe para 7 tetorit dhe ka një marrëdhënie të vështirë me Netanyahun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat