LIVE: Shifra alarmante të viktimave, vazhdojnë luftimet e ashpra në Gaza – Irani vjen me kërcënimin e radhës

Azia

LIVE: Shifra alarmante të viktimave, vazhdojnë luftimet e ashpra në Gaza – Irani vjen me kërcënimin e radhës

Nga: Bota sot Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 07:53 Përditësuar në ora: 20:07 më 23.12.2023
Pamje nga luftimet

Sulmohet në Detin Arabik një anije që ka lidhje me Izraelin

Një kompani e transportit detar njoftoi se një dron ka goditur një anije tregtare që ka lidhje me Izraelin në brigjet e Indisë në Detin Arabik.

Firma britanike ‘Ambrey’ tha se sulmi të shtunën e dëmtoi anijen, por nuk shkaktoi viktima. Incidenti në cisternën me flamur të Liberisë ndodhi rreth 200 kilometra në jugperëndim të portit indian të Veravalit.

Kompania ‘Ambrey’ thotë se sulmi mbi anijen shkaktoi një zjarr në kuvertë, i cili më vonë u shua. Anija po udhëtonte nga Arabia Saudite drejt Indisë, tha kompania ‘Ambrey’. 

Që nga fillimi e luftës në Lindjen e Mesme, anijet që kanë lidhje me Izraelin apo edhe me vende perëndimore janë sulmuar në ujërat ndërkombëtare nga grupe që e përkrahin grupin militant Hamas./voa

Hamasi thotë se ka humbur kontaktet me grupin që mbante pesë pengje izraelite

Hamasi tha të shtunën se ka humbur kontaktet me një grup që mbante pesë pengje izraelite në Rripin e Gazës, duke fajësuar bombardimet izraelite.

Grupi islamik palestinez beson se pengjet u vranë gjatë një sulmi izraelit, u citua të ketë thënë në rrjetin telegram, Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat al-Qassam.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte njoftimet dhe deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga autoritetet izraelite.

Izraeli thotë se Hamasi mori rreth 240 pengje ndërsa vrau 1200 njerëz gjatë një sulmi në Izraelin jugor më 7 tetor.

Hamasi tha muajin e kaluar se më shumë se 60 pengje ishin zhdukur për shkak të sulmeve ajrore izraelite. Nuk ka pasur asnjë konfirmim për numrin, por Izraeli beson se rreth 20 ose më shumë nga rreth 130 pengje që ende mbahen në Gaza kanë të vdekur.

Militantët liruan më shumë se 100 pengje si pjesë e një marrëveshjeje njëjavore armëpushimi në fund të nëntorit që përfshinte lirimin nga burgjet izraelite të 240 grave dhe adoleshentëve palestinezë.

Familjet e pengjeve zhvilluan një tubim tjetër të shtunën, duke kërkuar që Izraeli të shqyrtojë lirimin nga burgu të militantëve palestinezë të rangut të lartë në çdo marrëveshje të re shkëmbimi./VOA

Vazhdojnë luftimet në Gazë pasi OKB-ja nuk arriti të bëjë thirrje për armëpushim

Forcat izraelite vazhduan luftimet kundër militantëve të Hamasit të shtunën në pjesën veriore të Gazës. Izraeli po përpiet që të marrë kontrollin e plotë të kësaj zone me qëllim që të vazhdojë me intensitet të shtuar operacionet në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të premten në mbrëmje një rezolutë që bën thirrje për dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës, por pas kundërshtimeve amerikane nuk e përfshiu pjesën që bën thirrje për armëpushim.

Votimi në Këshillin e Sigurimit u mbajt pasi Shtetet e Bashkuara i vunë veton një amendamenti rus që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm. 10 vende u shprehën pro, katër abstenuan ndërsa Shtetet e Bashkuara u shprehën kundër.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u shpreh e lehtësuar pas miratimit të rezolutës.

“E pranoj që rezoluta nuk është perfekte. Është shokuese që disa anëtarë të këshillit ende refuzojnë ta dënojnë sulmin e tmerrshëm terrorist të Hamasit më 7 tetor, i cili shkaktoi shumë dhimbje dhe vuajtje. Ne do të vazhdojmë ta nxisim këshillin për ta korrigjuar këtë gabim”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Thomas – Greenfield.

Kamionët që transportonin ndihma humanitare për në Rripin e Gazës, u inspektuan në vendkalimin Kerem Shalom të premten pasi mbërritën nga Egjipti.

Në fillim të luftës, Izraeli i ndaloi të gjitha dërgesat e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit në Gazë. Pas trysnisë amerikane, Izraeli lejoi kalimin e ndihmave përmes Egjiptit.

Zyrtarë izraelitë u shprehën të kënaqur me pikën e rezolutës së Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për lirimin e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor nga militantët e Hamasit në pjesën jugore të Izraelit dhe u dërguan në Gazë.

“Është e rëndësishme të thuhet se në vendimin e OKB-së u miratua kërkesa për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve dhe kërkon trajtimin mjekësor pa pengesa për pengjet e mbajtura nga Hamasi . Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare që ta zbatojnë vendimin”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Qielli mbi qytetin Jabalia në pjesën veriore të Gazës ishte i mbushur me tym nga bombardimet izraelite që po vazhdojnë, ndërsa banorët e qytetit raportojnë se tanket izraelite kanë depërtuar në brendësi të qytetit.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Al Qassam, tha se janë përfshirë në luftime të shtunën, duke shkatërruar pesë tanke izraelite dhe vrarë e plagosur ekuipazhet e tyre. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk ka arritur që t’i konfirmojë këto të dhëna.

Ushtria izraelite publikoi të premten një video për të cilën thotë se tregon tunele nëntokësore të Hamasit në zonën Issa në pjesën jugore të qytetit të Gazës.

Një pjesë e pamjeve u regjistrua nga një kamera e montuar në një qen të ushtrisë i cili kalon nëpër një tunel dhe futet nëpër strukturat nëntokësore, ato që Izraeli i quan qendrat e komandës dhe kontrollit.

Sipas të dhënave të Hamasit, që nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura, gati 20,000 banorë të Gazës janë vrarë gjatë konfliktit 11-javor. Mijëra trupa të tjera njoftohet se kanë ngelur nën rrënoja. Pothuajse të gjithë banorët e Gazës, afro 2.3 milionë, janë zhvendosur.

Izraeli thotë se ka humbur në luftime 140 ushtarë që kur nisi operacionin e tij tokësor më 20 tetor, në përgjigje të sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael nga militantët e Hamasit, të cilët vranë 1200 njerëz dhe morën 240 pengje./VOA 

Irani kërcënon të bllokojë anijet në Detin Mesdhe për shkak të luftës në Gazë

Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit tha se Deti Mesdhe mund të bëhet i pakalueshëm nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë, siç u shpreh ai, “krime” në Gazë, njoftoi media iraniane të shtunën, por pa dhënë shpjegime se si mund të ndodhë një gjë e tillë.

Irani e mbështet luftën e Hamasit kundër Izraelit dhe i akuzon Shtetet e Bashkuara se po përkrahin ato që i cilëson si krime izraelite në Gazë.

Së shpejti, ata do të përballen me bllokimin e rrugëve detare në Detin Mesdhe, Gjibraltar dhe rrugë të tjera detare”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim duke cituar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit Mohammad Reza Naqdi.

Grupi Houthi në Jemen, i lidhur me Iranin, ka sulmuar gjatë muajit të kaluar anijet tregtare që lundronin nëpër Detin e Kuq si hakmarrje për sulmin e Izraelit në Gazë, duke detyruar disa anije që të ndryshojë itenerarin e tyre.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se Irani ishte "thellësisht i përfshirë" në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në Mesdhe dhe nuk është e qartë se si Garda Revolucionare e Iranit mund të përpiqet të bllokojë transportin detar atje, megjithëse komandanti Naqdi foli për "lindjen e fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera detare".

Grupet e vetme që mbështeten nga Irani në Mesdhe janë Hezbollahu i Libanit dhe milicia aleate në Siri./voa

Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe, thanë zyrtarët e shpëtimit të shtunën, një ditë pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sërish se në Gazë nuk ka vend të sigurt dhe se ofensiva izraelite, që po vazhdon, po krijon “pengesa të mëdha” në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Sulmi i së premtes ndaj një ndërtese në Qytetin e Gazës ishte në mesin e sulmeve më vdekjeprurëse që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – 12 javë më parë, tha Mahmoud Bassal, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Ia ofroi një listë të pjesshme të emrave të të vrarëve – 16 krerë të familjes al-Mugharabi – dhe tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Issam al-Mughrabi, punonjës i Programit për Zhvillim të OKB-së, gruaja dhe pesë fëmijët e tij.

Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 20.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës dhe mbi 53.000 janë plagosur.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, duke thënë se grupi operon në zonat e banuara.

Ushtria izraelite ka thënë se 139 ushtarë të saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore. Ajo ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, përfshirë edhe rreth 2.000 në tri javët e fundit, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime.

Izraeli ka njoftuar të premten në mbrëmje se forcat e tij po zgjerojnë ofensivën tokësore “në zona të tjera të Rripit, me përqendrim në jug”.

Ushtria tha se do të vazhdojë po ashtu operacionet në veri të Gazës, përfshirë edhe në Qytetin e Gazës, ku fillimisht ishte përqendruar ofensiva tokësore./REL

Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 20.000

Lufta e Izraelit për të shkatërruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania – ka vrarë mbi 20.000 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë, përderisa Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij dhe ka urdhëruar edhe dhjetëra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vdekjet në Gazë paraqesin pothuajse 1 për qind të popullsisë së territorit para se të niste lufta 11 javë më parë.

Fushata ajrore dhe tokësore e Izraelit ka qenë një prej fushatave ushtarake më shkatërruese në historinë moderne, duke zhvendosur pothuajse 85 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës dhe duke rrafshuar pjesë të mëdha të enklavës. Pothuajse gjysmë milion persona në Gazë – çereku i popullsisë – janë duke u përballur me uri, sipas të dhënave të prezantuara më herët gjatë javës nga Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera.

Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se ka dokumentuar 20.057 vdekje në luftime dhe mbi 50.000 të plagosur. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë kishin thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, duke thënë se grupi operon në zonat e banuara.

Ushtria izraelite ka thënë se 139 ushtarë të saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore. Ajo ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, përfshirë edhe rreth 2.000 në tri javët e fundit, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime./REL

Anija e lidhur me Izraelin u godit në brigjet indiane

Nga: A.Sh

Një anije tregtare e lidhur me Izraelin është goditur në brigjet perëndimore të Indisë.

Ai vjen pas më shumë se një jave të rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani që synojnë anijet izraelite në Detin e Kuq.

Cisterna e produkteve kimike me flamur liberian u godit 120 milje larg brigjeve të Veraval, në perëndim të Indisë, pasi u ndal për herë të fundit në Arabinë Saudite, tha firma britanike e sigurisë detare Ambrey.

“Sulmi i mjetit ajrore pa pilot shkaktoi një shpërthim dhe një zjarr në bord”, shtoi një zëdhënës.

"U raportuan gjithashtu disa dëmtime strukturore dhe pak ujë u hodh në bord. Anija ishte e lidhur me Izraelin. Ajo kishte telefonuar për herë të fundit në Arabinë Saudite dhe ishte e destinuar për në Indi në atë kohë."

Sulmet në Detin e Kuq kanë bllokuar rrugët tregtare të anijeve përmes Kanalit të Suezit dhe kanë detyruar anijet të marrin rrugë shumë më të gjata rreth Afrikës për të arritur në Evropë.

Libani jugor përfshihet nga sulmet izraelite

Në një rritje të tensioneve midis Izraelit dhe Hamasit, janë publikuar disa pamje të cilat pretendohet se shfaqin sulmet izraelite në Libanin jugor.

Pamjet thuhet se u publikuan nga korrespodenti i organizatës mediatike në pronësi të Hezbollahut, Al Manar.

“Shpirtrat tanë janë në duart e Zotit”, thuhej në mbishkrimin e videos, raporton skynews.

“Nuk janë në duart e armikut izraelit. Zoti na bekoftë dhe na ruajt”.

Në anën tjetër, edhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), pretenduan se kanë goditur objektivat e Hezbollahut jo vetëm përgjatë kufirit izraelit, por dhe brenda Libanit jugor.

Ndryshe, ofensiva e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit ka filluar pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite.

UNICEF paralajmëron për 'rrezik shumë të lartë të urisë në Rripin e Gazës'

Nga: Bota sot

UNICEF vlerëson se të paktën 1 nga 4 shtëpi në Gaza - më shumë se gjysmë milioni njerëz - "po përballen me nivele katastrofike të pasigurisë akute ushqimore, niveli më i lartë i paralajmërimit," tha UNICEF në një deklaratë. Deklarata shtoi se rreth 1.2 milionë njerëz po përballen me "nivele emergjente të pasigurisë akute ushqimore", duke vënë në dukje se "pragjet e urisë për pasigurinë akute ushqimore tashmë janë tejkaluar".

“Me pak fjalë, kjo do të thotë për shumë familje në Gaza, kërcënimi i vdekjes nga uria është tashmë real”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, të gjithë fëmijët në Gaza nën moshën pesë vjeç - gjithsej 335,000 - janë në "rrezik të lartë të kequshqyerjes së rëndë dhe vdekjes së parandalueshme pasi rreziku i kushteve të urisë vazhdon të rritet".

Sipas një vlerësimi të UNICEF-it, "në javët e ardhshme, të paktën 10,000 fëmijë nën pesë vjeç do të vuajnë nga forma më kërcënuese për jetën e kequshqyerjes, e njohur si humbje e rëndë, dhe do të kenë nevojë për ushqime terapeutike".

Ndërsa UNICEF tha se situata në Gaza është "e papranueshme", ajo pranoi se ajo mund të rikthehet dhe një zi e ardhshme e bukës mund të shmanget nëse ka një "armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe afatgjatë" në mënyrë që ushqimi dhe shërbimet të mund të sillen në enklavë.

Si 3 pengje izraelite u përpoqën të shpëtonin veten, vetëm për t'u vrarë nga ushtria e tyre

Tre pengjet izraelitë kishin qenë në robëri për 65 ditë kur morën një fije shprese.

Një grup ushtarësh izraelitë mbërritën në ndërtesën në Gaza ku u strehuan me robërit e tyre. Ushtarët lëshuan një qen luftarak në ndërtesë të pajisur me një kamerë GoPro.

Militantët e Hamasit vranë qenin, duke nisur një përleshje me ushtarët. Rrëmbyesit e pengjeve vdiqën në përleshje me armë, por ushtarët u larguan, pa e ditur se bashkatdhetarët e tyre ishin brenda, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Pesë ditë pas asaj mundësie të humbur, tre pengjet u vranë gabimisht nga ushtarët izraelitë, një incident që e ka futur Izraelin në një fazë të re zie dhe ka shkaktuar zemërim publik.

Pengët, Alon Shamriz, 26 vjeç; Yotam Haim, 28 vjeç; dhe Samar Talalka, 24 vjeç, kishin dalë nga një ndërtesë tjetër me gjoks të zhveshur dhe duke mbajtur një flamur të bardhë të improvizuar më 15 dhjetor, por ata u qëlluan për vdekje nga ushtarët që menduan se po hynin në një pritë dhe nuk kishin llogaritur mundësinë që të shpëtonin. pengjet mund të lëvizin rreth qytetit të Gazës, sipas një hetimi paraprak të IDF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat