Bombardohen kampet e refugjatëve në Gaza, me dhjetëra të vrarë

Azia

Bombardohen kampet e refugjatëve në Gaza, me dhjetëra të vrarë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:29
Gaza

Rripi i Gazës përjetoi një tjetër natë bombardimesh, teksa u raportuan sulme të qëndrueshme ajrorë dhe tokësore. Një sulm në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën Qendrore i mori jetën të paktën 18 personave, sipas mediave palestineze. Ndërsa banorët e strehuar në një tjetër kamp, atë të Bureij, u urdhëruan nga ushtria izraelite të zhvendosen menjëherë drejt jugut, në qytetin e Deir Al Balah, për sigurinë e tyre.

Sakaq, një sulm ajror shkatërroi një plantacion uji në Jabalia, në veri të Gazës. Izraeli e vijoi fushatën e pamëshirshme ushtarake, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare në rritje për armëpushim. Këshilli i Sigurimi miratoi të premten një rezolutë që kërkonte hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.

“Rezoluta është një hap në drejtimin e duhur. Duhet të implementohet dhe duhet të shoqërohet nga presion maksimal për një armëpushim të menjëherëshëm”, tha Riyad Mansour, i dërguari i Palestinës në OKB.

Rezoluta synon të mundësojë puaza të zgjatura dhe korridore humanitare për hyrjen e ndihmave, dhe u miratua pas disa ditësh negociata për të shmangur veton e aleatit kyç të Izraelit-SHBA.

Uashingtoni dhe Moska abstenuan, ndërsa 13 anëtarë të këshillit, përfshirë Britaninë e Madhe, të cilët me herët kishin abstenuar e mbështetën tekstin që nuk kërkon armëpushim, por ndërprerjet luftimeve kur të krijohen kushtet.

Drita jeshile për rezolutën erdhi pasi programi ushqimor botëror i OKB-së paralajmëroi se gati 500 mije vetë në Gaza po përballen me kushte katastrofike urie, me ujin dhe ushqimin që po mbarojnë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, tha se mënyra se si Izraeli po e zhvillon ofensivën, po krijonte pengesa masive për shpërndarjen e ndihmave në gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat