Ushtria Izraelite i ka zgjeruar operacionet tokësore në Gaza

Azia

Ushtria Izraelite i ka zgjeruar operacionet tokësore në Gaza

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:53
Izraeli

Ushtria Izraelite ka thënë se i ka zgjeruar operacionet tokësore në Gaza përderisa kryeministri i vendit, Bunjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do të vazhdojë me operacione derisa t`i arrijë caqet e veta.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë zgjeruar operacionet tokësore në Gazën Jugore dhe Veriore përderisa krerët ushtarakë kanë thënë se, edhe pse operacionet do të jenë të gjata dhe të vështira, ata do t'i  përfundojnë ato.

Njëkohësisht presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Izraelit Netanyahu gjatë së cilës Biden edhe një herë, ceku nevojën kritike për t'i mbrojtur civilët por Netanyahu është përgjigjur se Izraeli do të vazhdojë me operacionet në gaza përderisa nuk i arrin caqet e parapara.

Ndërkohë, autoritetet në Gaza kanë thënë se numri viktimave, që nga fillimi i operacioneve të Izraelit, ka arritur në 20 260 përderisa mbi 53 mijë civilë të tjerë janë plagosur. Gjithashtu raportohet se më shumë se 7 mijë persona janë të pagjetur dhe besohet se gjenden nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Njëkohësisht ka raporte se Izraeli ka evakuuar disa vendbanime në afërsinë e kufirit libanez pasi që gjatë natës disa prej tyre u sulmuan me raketa anti-tank.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat