Gazë, autoritetet shëndetësore njoftojnë për 70 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në pjesën qendrore të rajonit

Azia

Gazë, autoritetet shëndetësore njoftojnë për 70 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në pjesën qendrore të rajonit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:12
Gaza

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se si pasojë e një sulmi ajror izraelit që kishte si objektiv Maghazin, një qytet në pjesën qendrore të rajonit, ishin vrarë 70 persona.

Sulmet filluan disa orë para mesnatës vazhduan edhe të hënën. Mediat palestineze thanë se Izraeli ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në pjesën qëndrore të Gazës. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf Al-Qidra tha se shumë nga të vrarët në Maghazi ishin gra dhe fëmijë.

Po kështu sipas njoftimeve, si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Khan Younis në Gazën jugore ishin vrarë 23 persona, gjë që e çoi numrin e viktimave palestineze gjatë natës, në më shumë se 100.

Izraeli njoftoi gjithashtu se kishte humbur disa ushtararë, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga e premtja në 17 dhe numrin total të viktima në mesin e ushtarëve izraelitë, që nga fillimi i operacionit tokësor në Gazë në 156.

Prej fillimit të ofensivës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë shkatërruar, si dhe sipas ministrisë së shëndetësisë së rajonit janë vrarë 20,400 palestinezë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të dielën se do të vazhdojë atë që tha se do të ishte një "luftë e gjatë" derisa forcat izraelite të eliminojnë Hamasin dhe të rivendosin sigurinë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të dielën se sistemi shëndetësor në Gazë po shkatërrohej dhe përsëriti thirrjen për armëpushim./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat