Po mbante fjalim për krizën, Netanyahu sulmohet verbalisht nga familjet e pengjeve të Hamasit

Azia

Po mbante fjalim për krizën, Netanyahu sulmohet verbalisht nga familjet e pengjeve të Hamasit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, teksa ai mbajti një fjalim, ditën e djeshme, mbi krizën në vend.

Sipas mediave të huaja, të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv.

Kujtojmë se pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një ndalesë, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Ditën e djeshme gjatë fjalës së tij, udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud, se lufta ishte larg përfundimit.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit”, u shpreh Netanyahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat