“Jemi në luftë, po sulmohemi nga shtatë anë”

Azia

“Jemi në luftë, po sulmohemi nga shtatë anë”

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Izraeli është sulmuar nga shtatë anë në konfliktin aktual në Rripin e Gazës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant ka deklaruar se forcat izraelite arritën të përgjigjen në gjashtë fronte, por lufta në Gaza do të jetë “e gjatë dhe e vështirë”.

“Ne jemi në luftë në disa fronte. Ata po na sulmojnë nga shtatë zona të ndryshme – Gaza, Libani, Siria, Bregu Perëndimor, Iraku, Jemeni dhe Irani”- tha Galant në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Knesset, raporton The Times of Israel.

Galant deklaron se “askush nuk është imun” nga përgjigja e ushtrisë izraelite.

“Ne kemi reaguar dhe kemi vepruar tashmë në gjashtë nga ato shtatë fusha, dhe tani po ju them më qartë: Kushdo që vepron kundër nesh është një objektiv i mundshëm, askush nuk do të ketë imunitet”- tha Galant, duke shtuar se: “Nëse nuk i arrijmë qëllimet tona të luftës, do të gjendemi në një situatë ku kemi problemin se njerëzit nuk do të duan të jetojnë në një vend ku ne nuk dimë se si t’i mbrojmë ata.”

Sipas Galant, ushtria izraelite ka nevojë për vendosmëri, qëndrueshmëri, forcë dhe kohezion kombëtar në synime.

“Është një betejë në të cilën mbijeton ai që është më i fortë në nivel kombëtar, në vlerat dhe unitetin e tij. Kjo është një betejë e vendosmërisë kombëtare dhe unë ju them se do ta mposhtim Hamasin”, tha Galant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat