Ushtria izraelite thotë se është ‘afër’ shpërbërjes së Hamasit në Gazën veriore

Azia

Ushtria izraelite thotë se është ‘afër’ shpërbërjes së Hamasit në Gazën veriore

Nga: A.SH Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 18:05
Herzi Halevi

Herzi Halevi, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite, thotë se lufta në Gaza do të vazhdojë për "shumë muaj".

Ai tha se ushtria është "afër" shpërbërjes së Hamasit në Gazën veriore, duke pretenduar se forcat izraelite morën "qindra" nga luftëtarët e grupit si të burgosur. Ndërkohë, ushtarët izraelitë po "përqendrojnë përpjekjet" në Khan Younis të Gazës jugore.

“Kudo që forcat tona sulmojnë, ato shoqërohen me zjarr të fortë nga ajri, deti dhe toka”, tha Halevi.

Komentet e tij vijnë pasi forcat izraelite goditën lagjet jugore dhe qendrore të Gazës në 24 orët e fundit, duke vrarë dhjetëra palestinezë.

Halevi u zotua të "arrij në udhëheqjen e Hamasit" pavarësisht nëse duhen "javë apo muaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat