Halevi: Ushtria izraelite në nivel të lartë gatishmërie në veri të Gazës

Azia

Halevi: Ushtria izraelite në nivel të lartë gatishmërie në veri të Gazës

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Shefi i Shtabit Herzi Halevi thotë se ushtria është “në një nivel shumë të lartë gatishmërie” përballë sulmeve të përshkallëzuara të Hezbollahut nga Libani.

“Detyra jonë e parë është të kthejmë banorët të sigurt dhe kjo do të marrë kohë.

Sot miratuam një sërë planesh për të ardhmen dhe duhet të jemi gati për një ofensivë, nëse është e nevojshme,” tha Halevi gjatë një vizite në Komandën Veriore të ushtrisë, shkruan Al Jazeera.

“Deri më tani, fushata këtu është menaxhuar në mënyrë korrekte dhe të përpiktë dhe kështu duhet të vazhdojë. Ne nuk do t’i kthejmë banorët pa siguri dhe ndjenjë sigurie”, shtoi ai, duke iu referuar dhjetëra mijëra izraelitëve që janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat