LIVE: Vazhdojnë bombardimet, Gaza nuk gjen qetësi – përkeqësohet situata

Azia

LIVE: Vazhdojnë bombardimet, Gaza nuk gjen qetësi – përkeqësohet situata

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 19:12 më 28.12.2023
Trupat e vrarëve duke u transportuar drejt spitalit (27 dhjetor 2023)

Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën prej tri fronteve

Ushtria e Izraelit e ka sulmuar qendrën e Gazës prej tokës, detit dhe ajrit, teksa autoritetet palestineze kanë raportuar për dhjetëra vdekje tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se mijëra njerëz janë duke tentuar t’iu ikin luftimeve.

Izraeli vazhdon të jetë i vendosur për të shkatërruar Hamasin, pas sulmeve të grupit, më 7 tetor, në jug të Izraelit, pavarësisht thirrjeve për armëpushim ndërkombëtar dhe mospërkeqësim edhe të madh të krizës humanitare në Rripin e Gazës.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Aeroplanët izraelitë kanë kryer tri sulme në qendër të Gazës, duke vrarë shtatë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë mjekët në orët e vona të së mërkurës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se stafi i saj ka parë dhjetëra mijëra njerëz duke iu ikur sulmeve në Han Junis në këmbë, me gomarë, apo me makina.

Tendat e improvizuara janë duke u ndërtuar nëpër qoshe të rrugëve.

Në frontin diplomatik, ku po rritet presioni ndaj Izraelit, presidenti francez, Emmanuel Macron i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që duhet të punohet drejt një armëpushimi afatgjatë, me ndihmën e partnerëve rajonalë dhe atyre ndërkombëtarë, ka thënë Presidenca franceze.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pas Hamasi ka vrarë 1.200 njerëz dhe i ka marrë 240 pengje në sulmet në jug të Izraelit, më 7 tetor – njëherësh sulmi më i rëndë në historinë e shtetit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 21.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 55.000 janë plagosur si pasojë e ofensivës izraelite.

Deri më tani besohet se të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre./rel

Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite

Forcat izraelite bombarduan qytetet, fshatrat dhe kampet e refugjatëve në Gazë deri në orët e para të së enjtes, duke vrarë dhjetra persona gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore kundër Hamasit. Sulmet janë shtrirë tashmë në pothuajse të gjithë territorin dhe kanë detyruar me mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre apo nga objektet ku strehoheshin.

Nga luftimet janë vrarë mbi 20 mijë palestinezë dhe rreth 85% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh janë tashmë të zhvendosur. Një pjesë e mirë e Gazës është rrafshuar, shpopulluar dhe izoluar për javë të tëra nga pjesa tjetër e territorit. Shumë mendojnë se një fat i ngjashëm mund t’i presë edhe në jug.

Izraeli është zotuar ta eliminojë Hamasin, një organizatë e konsideruar terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian. Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë të fortë, madje edhe në veriun e Gazës. Izraeli është zotuar gjithashtu të lirojë mbi 100 persona që ende mbahen peng pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 persona, shumica civilë.

Izraeli ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, duke thënë se në këtë mënyrë do t’i jepej një fitore Hamasit.

Ndërsa i ofrojnë mbështetje jetike ofensivës izraelite, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit të marrë masa më të mëdha për të mbrojtur jetët e civilëve dhe për të lejuar hyrjen e më shumë ndihmave.

Por punonjësit e ndihmave thonë se sasitë e ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve që hyjnë janë shumë më pak se ç’nevojitet, dhe se 1 në 4 palestinezë në Gazë janë duke vuajtur nga uria, sipas të dhënave të OKB-së.

Sulme nga veriu në jug

Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në qytetin verior Beit Lahiyeh, që ishte ndër zonat e para të operacionit tokësor që filloi në tetor, vrau të paktën 21 persona, ndër ta gra dhe fëmijë, sipas një familjari të viktimave.

Basser Kheir al-Din, gazetar i një stacioni televiziv lokal, tha se sulmi ajror rrafshoi shtëpinë e familjes së tij dhe dëmtoi rëndë tre shtëpi të fqinjëve. Ai tha se 12 anëtarë të familjes së tij, ndër ta tre fëmijë të moshave 2, 7 dhe 8 vjeçare, ishin zënë nën rrënoja dhe mendohet të jenë të vdekur. Edhe nëntë nga fqinjët janë të zhdukur.

Në Gazën qendrore, avionët dhe artileria izraelite goditën kampet e refugjatëve në Bureij dhe Nuseirat duke rrafshuar objektet e atjeshme, thanë banorët. Izraeli njoftoi këtë javë se do ta zgjerojë sulmin tokësor në Gazën qendrore dhe zakonisht bën disa valë sulmesh ajrore dhe me artileri përpara futjes së forcave dhe tankeve.

Në spitalin në qytetin e afërt Deir al-Balah mbërritën trupat e 25 personave të vrarë gjatë natës, përfshirë pesë fëmijë dhe shtatë gra, sipas të dhënave të raportuara të enjten nga spitali. Shpërthime të pandalura dëgjoheshin gjatë natës në këtë qytet ku janë strehuar mijëra njerëz, shumë prej të cilëve i kalojnë netët e ftohta duke fjetur në trotuare.

“Ishte një tjetër natë vrasjesh dhe masakrash”, tha Saeed Moustafa, banor i kampit në Nuseirat. Ai tha se njerëzit ende bërtisnin nën rrënojat e një shtëpie të goditur nga sulmet ajrore të mërkurën.

“Nuk i nxjerrim dot. I dëgjojmë thirrjet e tyre, por nuk kemi mjete”, tha ai.

Më në jug, në Khan Younis, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se një sulm ajror pranë Spitalit Al-Amal vrau të paktën 10 persona dhe plagosi 12 të tjerë. Pjesa më e madhe e popullsisë është larguar, por shumë njerëz janë strehuar pranë spitalit, me shpresën se nuk do të goditen nga sulmet ajrore.

Një tjetër valë të zhvendosurush 

Rami Abu Mosab, i cili jeton në kampin e refugjatëve në Bureij, tha se mijëra persona kanë lënë shtëpitë e tyre gjatë ditëve të fundit për shkak të sulmeve intensive. Ai synon të qëndrojë pasi nuk ka ndonjë vend tjetër në Gazë që të jetë i sigurt.

“Këtu vdesin njerëz dhe atje vdesin njerëz”, tha ai. “Është më mirë të vdesësh në shtëpinë tënde”.

Kampet në Bureij dhe Nuseirat janë ndër disa kampet e ngritura në rajon për të strehuar mijëra refugjatë palestinezë që nga lufta e vitit 1948 me krijimin e Izraelit. Që nga ajo periudhë, ata janë zhvendosur drejt zonave të mbipopulluara rezidenciale.

Rreth 700 mijë palestinezë u larguan apo u dëbuan nga shtëpitë gjatë atij konflikti – një eksod që palestinezët e quajtën “Nakba”, ose katastrofa. Rreth 1.9 milionë persona janë zhvendosur brenda Gazës që nga 7 tetori.

Ndërsa Izraeli po zgjeron ofensivën, palestinezët e larguar janë mbledhur drejt zonave përgjatë kufirit me Egjiptin dhe bregdetit të Mesdheut, që mbushur tashmë me tenda. E megjithatë, Izraeli vazhdon të sulmojnë objektiva në këtë zonë, të cilat i quan militante.

Ushtria izraelite fajëson për numrin e lartë të viktimave civile Hamasin, që vendos luftëtarë, tunele dhe raketahedhëse në zona me popullsi të dendur. Megjithatë, ushtria izraelite rrallë komenton për sulme të caktuara.

Ofensiva e Izraelit në Gazë është shndërruar në një nga fushatat ushtarake më shkatërrimtare të historisë së viteve të fundit. Janë vrarë mbi 21 mijë palestinezë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e qeverisur nga Hamasi. Këto shifra nuk ndajnë numrin e civilëve nga pjesëmarrësit në luftë.

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë mijëra militantë, por pa dhënë ndonjë provë për këtë, si dhe se 167 nga ushtarët e saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore./VOA

OKB dënon “përkeqësimin e shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar të enjten dënon atë që e quajti një "përkeqësim të shpejtë" të të drejtave të njeriut në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u kërkoi autoriteteve izraelite t'i japin fund dhunës kundër popullatës palestineze atje.

Sipas raportit të Zyrës së Komisionerit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), 300 palestinezë ishin vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, në ditën kur Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - kreu një sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit dhe mori pengje në enklavën palestineze.

Të paktën 105 vdekje mund t'iu atribuohen operacioneve izraelite që përfshijnë sulme ajrore ose taktika të tjera ushtarake në kampet e refugjatëve ose zona të tjera të populluara. Të paktën tetë persona u vranë nga kolonët hebrenj, tha raporti.

Tal Heinrich, një zëdhënëse e Zyrës së kryeministrit izraelit, e hodhi poshtë raportin dhe e quajti "mjaft qesharak".

"Ai nënvlerëson plotësisht kërcënimet kryesore të sigurisë për izraelitët që dalin nga Judea dhe Samaria," tha ajo, duke iu referuar Bregut Perëndimor me emrat e tij biblikë hebraikë.

"Po, ne arrestuam qindra të dyshuar për terrorizëm në atë zonë dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet për të ruajtur sigurinë tonë”, tha ajo.

Volker Turk, komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se përdorimi i forcës së panevojshme ose joproporcionale kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor ishte "jashtëzakonisht shqetësues".

“I bëj thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa të menjëhershëm, të qartë dhe efektivë për t'i dhënë fund dhunës së kolonëve kundër popullatës palestineze, për të hetuar të gjitha incidentet e dhunës nga kolonët dhe forcat izraelite të sigurisë, për të siguruar mbrojtje efektive të komuniteteve palestineze”, tha ai.

OHCHR tha se kishte regjistruar gjithashtu ndalime arbitrare, ndalime të paligjshme, raste të raportuara të torturave dhe forma të tjera të keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë dhe shtoi se rreth 4.785 palestinezë ishin arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

“Disa i zhveshën lakuriq, me sy të lidhur dhe u mbajtën për orë të tëra me pranga dhe këmbë të lidhura, derisa ushtarët izraelitë i shkelën në kokë dhe kurriz, i pështynë, përplasën për mure, i kërcënuan, ofenduan, poshtëruan dhe në disa raste ata kanë qenë subjekt i dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore”, thuhet në një deklaratë të OHCHR në lidhje me raportin.

Ushtria izraelite ka thënë se operon kundër militantëve të dyshuar në Bregun Perëndimor dhe se ka nisur hetimet mbi rastet e keqtrajtimit të mundshëm të të ndaluarve.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pas Hamasi ka vrarë 1.200 njerëz dhe i ka marrë 240 pengje në sulmet në jug të Izraelit, më 7 tetor – njëherësh sulmi më i rëndë në historinë e shtetit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 21.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 55.000 janë plagosur si pasojë e ofensivës izraelite.

Deri më tani besohet se të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre./rel

Luftëtarët palestinezë që përdorin 'armë më të sofistikuara' në luftën e Gazës: Vëzhguesit

Nga: A.Sh

Luftëtarët e Hamasit luftuan forcat izraelite gjatë një "angazhimi gjashtë-orësh" në zonat as-Saftawi në veri të qytetit të Gazës, përdorën një "raketë termobarike" për herë të parë kundër forcave speciale izraelite dhe qëlluan dy raketa portative tokë-ajër në Helikopterët izraelitë, megjithëse nuk arritën t'i rrëzonin, raportojnë monitoruesit e luftës.

Në vlerësimin e tyre të fundit në fushën e betejës nga Gaza, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në Uashington DC dhe Projekti i Kërcënimeve Kritike (CTP) thanë se luftëtarët palestinezë po përdorin "sisteme armësh më të sofistikuara" në betejë kundër forcave izraelite.

ISW dhe CTP raportojnë se trupat izraelite në terren në veri të Rripit të Gazës kërkuan "mbështetje zjarri" nga anijet e marinës izraelite të dislokuara në brigjet e Gazës, si dhe mbështetje ajrore për të ndihmuar në përleshjet kundër Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura.

Në jug të Rripit, ushtria izraelite raportoi dy javë përleshje me luftëtarët palestinezë thellë në Khan Younis.

Hezbollahu libanez pretendoi se kishte sulmuar gjashtë objektiva izraelitë të mërkurën, sipas vëzhguesve, dhe shefi i shtabit të Izraelit Herzi Halevi tha se Izraeli "duhet të jetë gati për një ofensivë në Libanin jugor, nëse është e nevojshme".

Gjithashtu të mërkurën, radioja e ushtrisë izraelite raportoi se një dron i prodhuar nga Irani i nisur nga Iraku u kap mbi Detin Mesdhe ndërsa me sa duket ishte në rrugë për në fushën e gazit Karish të Izraelit që ndodhet në Mesdheun lindor.

Izraeli po përpiqet të 'shtypë' shoqërinë palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Nga: A.Sh

Mouin Rabbani, një analist i Lindjes së Mesme dhe bashkëredaktor i botimit në internet Jadaliyya, tha se përshkallëzimi i dhunës që po ndodh në Bregun Perëndimor të pushtuar është pjesë e një axhende të disa zyrtarëve izraelitë "për të konsoliduar përgjithmonë" sundimin e Izraelit mbi territorin palestinez.

“Disa nga këto grupe që janë të përfaqësuara në koalicion kanë një axhendë apokaliptike. Me fjalë të tjera, nga këndvështrimi i tyre, sa më shumë përshkallëzim aq më mirë”, tha Rabbani në një intervistë për Al Jazeera.

“Ata synojnë të provokojnë qëllimisht palestinezët që të kërkojnë të krijojnë sa më shumë konflikt të jetë e mundur”, tha ai.

"Ata madje synojnë të provokojnë forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez, sepse sipas tyre, nëse përfshihen në një konflikt, kjo do t'i jepte Izraelit një pretekst për të eliminuar plotësisht Autoritetin Palestinez."

Tre ushtarë të tjerë izraelitë të vrarë dhe tre të plagosur rëndë në Gaza

Nga: A.Sh

Një major 22-vjeçar në Batalionin 77 të Izraelit, një kapiten 24-vjeçar në brigadën e blinduar të Batalionit të 52-të dhe një zëvendëskomandant 32-vjeçar në batalionin 198 u vranë në luftime në jug dhe në qendër të Gazës të mërkurën. .

Tre të plagosurit rëndë morën lëndime në të njëjtat beteja si tre ushtarët e vdekur, tha ushtria izraelite.

OKB-ja raporton se 22 ushtarë izraelitë u vranë të martën dhe të mërkurën në Gaza, duke e çuar numrin total të forcave izraelite të vrarë në territorin palestinez në 162 që nga fillimi i pushtimit tokësor dy muaj më parë.

Nuk dihej nëse tre vdekjet e fundit ishin përfshirë në numrin total të vdekjeve të raportuara nga OKB.

Gjyshi i plagosur palestinez ngushëllon nipin pas sulmit izraelit në Gaza

Nga: A.Sh

Një video, e postuar në Instagram nga fotoreporterja Attia Darwish, kap dy të mbijetuar nga një sulm izraelit teksa ulen në një dysheme spitali pasi u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.

Videoja, e cila është në trend në internet, u verifikua nga njësia e verifikimit të fakteve të Al Jazeera, Sanad, dhe tregon një mbesë duke u ngushëlluar nga gjyshi i saj i plagosur.

Disa zona të Gazës jugore, duke përfshirë Khan Younis dhe Rafah, u goditën nga sulmet izraelite gjatë natës, duke rezultuar në një numër të papërcaktuar viktimash.

https://www.instagram.com/atiadarwish/reel/C1X9irNohNL/

“Përforcimet” izraelite u dërguan në Gazën jugore ndërsa luftimet zgjerohen

Nga: A.Sh

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se përforcime shtesë janë dërguar në pjesën jugore të territorit palestinez në periferi të Khan Younis.

Ushtria thotë se ata, citon, po “arrijnë” gjëra atje në formën e çmontimit të infrastrukturës së Hamasit dhe vrasjes së luftëtarëve të Hamasit.

Ushtria izraelite ka thënë prej disa ditësh se po zgjeron operacionet e saj në pjesën qendrore të territorit, pranë kampeve të refugjatëve: kampi i refugjatëve al-Maghazi, kampi i refugjatëve al-Bureij dhe kampi i refugjatëve al-Nuseirat.

Kampi i refugjatëve Maghazi, vetëm rreth dy ditë më parë, dëshmoi një sulm ajror që vrau të paktën 106 palestinezë në një çast, duke e bërë atë një nga netët më vdekjeprurëse atje që nga fillimi i luftës.

Për më tepër, ushtria izraelite thotë, për të tretën natë radhazi, ato kampe u goditën mjaft fort pasi ushtria izraelite po kërkon, citon, të "eliminojë" çdo lloj infrastrukture të Hamasit në pjesën qendrore të territorit.

Ushtria izraelite thotë gjithashtu se operon vazhdimisht në pjesën veriore të Gazës, ndërsa përpiqet të thellojë operacionet e saj në qendër dhe në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat