Kreu i IDF bëri thirrje për gatishmëri për një ofensivë, a po përgatitet Izraeli të sulmojë Libanin?

Azia

Kreu i IDF bëri thirrje për gatishmëri për një ofensivë, a po përgatitet Izraeli të sulmojë Libanin?

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Ushtria izraelite (IDF) është gjithnjë e më e gatshme për të zgjeruar luftën e saj kundër lëvizjes libaneze Hezbollah në veri të vendit.

“Sot ne miratuam plane të ndryshme për të ardhmen dhe duhet të jemi gati për një ofensivë nëse është e nevojshme. Forcat e Mbrojtëse së Izraelit janë në një nivel shumë të lartë gatishmërie”, tha shefi i shtabit Herzi Halevi gjatë një vizite në komandën ushtarake në veri të qyteti izraelit Safed.

Ushtria izraelite është përleshur me njësitë e Hezbollahut në jug të Libanit, që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Hezbollahu gjuajti raketa në qytetin kufitar izraelit Kiryat Shmona dje, dhe policia izraelite tha se disa ndërtesa u dëmtuan.

Në fillim të luftës në Gaza, autoritetet zhvendosën dhjetëra mijëra banorë të rajonit verior në brendësi të vendit për arsye sigurie.

Tre persona, duke përfshirë një luftëtar të Hezbollahut, u vranë dje në sulmet izraelite ndaj pozicioneve të Hezbollahut në jug të Libanit, njoftoi agjencia libaneze e lajmeve NNA.

Këto beteja që nga fillimi i tetorit përfaqësojnë konfliktin më serioz ushtarak që nga lufta e dytë libaneze në 2006.

Analistët argumentojnë se të dyja palët po ndjekin ende disa rregulla të pathëna, pasi ato deri tani kanë shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat