Hong Kongu arreston tre aktivistë për komplot me bombë

Azia

Hong Kongu arreston tre aktivistë për komplot me bombë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Tre aktivistë të Hong Kongut morën dënim me burg nga Gjykata e Lartë të enjten deri në gjashtë vjet, pasi u deklaruan fajtorë për akuzat për planifikimin e vendosjes së një bombe në gjykatë dhe ndërtesa të tjera publike.

Të tre ishin të pandehurit e fundit në një seri ndjekjesh penale kundër grupit “Trimat e kthyer”, i cili bën thirrje për pavarësi nga Kina dhe ka nxitur rezistencën mbi një ligj të sigurisë kombëtare të vendosur në vitin 2020, raporton DeutcheWelle në gjuhën angelze.

Akuzat ishin për planet e bëra në vitin 2021, pas protestave të gjera pro-demokracisë.

Ho Yu-wang, 20 vjeç, Kwok Man-hei, 21 vjeç dhe Cheung Ho-yeung, 23 vjeç, u akuzuan për “komplot për të kryer terrorizëm” sipas Ligjit të Sigurisë Kombëtare.

Ata u akuzuan se planifikonin të bënin pajisje shpërthyese të improvizuara dhe t’i vendosnin ato në vende publike, duke përfshirë zyrat qeveritare, tunelet e porteve, lagjet e stafit të policisë, hekurudhat dhe ndërtesat e gjykatave midis 1 prillit dhe 5 korrikut 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat