LIVE: Humbje të mëdha, Izraelit “po i humb durimi” me Hezbollahun – ja veprimi i Hamasit

Azia

LIVE: Humbje të mëdha, Izraelit “po i humb durimi” me Hezbollahun – ja veprimi i Hamasit

Nga: Bota sot Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 08:03 Përditësuar në ora: 18:20 më 29.12.2023
Pamje nga lufta në Gaza

Delegacioni i Hamasit në Kajro, për të shqyrtuar propozimin e Egjiptit për paqen

Një delegacion i lartë i zyrtarëve të Hamasit pritej të shkonte në Kajro të premten, ku do të shqyrtonte propozimin për paqe të Egjiptit, të hartuar me synimin që t’i japë fund luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Plani egjiptian, që ka tre faza, bën thirrje për lirimin e pengjeve të Hamasit të rrëmbyera me 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli; vendosjen e një armëpushimi që do t’i jepte fund luftës; formimin e një qeverie palestineze të përbërë nga profesionistë, për të qeverisur Gazën e pasluftës.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik, dy grupet militante që luftojnë kundër Izraelit, kanë parë kopje të propozimit që javën e kaluar, sipas raportimeve.

Ushtria e Izraelit vazhdoi sulmet ajrore dhe operacionin tokësor kundër Hamasit në pjesën veriore, qendrore dhe jugore të Gazës të premten. Banorët thonë se vendbanimet në kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Maghazi, që gjenden në pjesën qendrore të Gazës, janë goditur gjatë natës. Luftime të ashpra janë raportuar edhe në kampin e refugjatëve Bureij.

Luftime më të ashpra janë raportuar në qytetin jugor Khan Younis. Një bombë izraelite goditi një shtëpi në muzg të enjten, duke lënë tetë palestinezë të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Në kampin Maghazi tre palestinezë janë vrarë dhe gjashtë janë lënduar nga një sulm me raketë ndaj një shtëpie, sipas Kryqit të Kuq palestinez.

Tanket izraelite janë parë në afërsi të Bureij-it. Hamasi publikoi një video që tha se tregon pjesëtarët e grupit duke sulmuar tanket dhe forcat izraelite në lindje të Bureij-it. Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk e kishte verifikuar vërtetësinë e videos.

Zyra e ndihmave e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se intensiteti i shtuar i luftimeve në Rripin e Gazës, ndërprerja e shpeshtë e linjave të komunikimit, rrugët e bllokuara dhe mungesa e karburanteve po “sfidojnë operacionet për ndihmat.”

Ushtria izraelite shprehu të enjten “keqardhje për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve të papërfshirë” në sulmin ajror të së dielës ndaj kampit refugjat Maghazi. Ministria e Shëndetësisë në territorin e qeverisur nga Hamasi njoftoi se të paktën 70 civilë ishin vrarë në sulm.

Deklarata e ushtrisë tha se aeroplanët luftarakë izraelitë kishin qëlluar dy objektiva “afër të cilëve ishin operativët e Hamasit” dhe një hetim fillestar arriti në përfundimin se ishin qëlluar edhe ndërtesa të tjera aty pranë, duke shkaktuar “dëme të paqëllimshme ndaj civilëve të tjerë që ishin të pa përfshirë.”

Presidenti francez Macron nxit armëpushim të qëndrueshëm

Ndërkohë që Izraeli mbetet i përqendruar në fushatën për të shkatërruar grupin militant, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëdnimore e kanë shpallur organizatë terroriste, Presidenti francez Emmanuel Macron realizoi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke nxitur atë të punojë drejt një armëpushimi të qëndrueshëm me ndihmën e partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Më 7 tetor, militantët e Hamasit kaluan kufirin me Izraelin dhe sulmuan komunitetet izraelite përgjatë pjesës jugore të vendit, duke vrarë 1,200 njerëz, sipas Izraelit. Hamasi po ashtu rrëmbeu 240 pengje, 129 prej të cilëve ende mbahen në Gazë.

Si kundërpërgjigje, Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe nisi një sulm ajror, tokësor dhe detar ndaj Gazës. Ofensiva izraelite shkatërroi pjesë të tëra të Gazës dhe la të vrarë 21,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që udhëhequr nga Hamasi.

Ushtria izraelite ka njoftuar se 167 ushtarë të saj janë vrarë.

Forcat izraelite konfiskojnë miliona

Në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer bastisje të martën ndaj njerëzve që dyshohet se ndihmuan të financojnë Hamasin. Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, 21 persona janë arrestuar dhe dhjetëra miliona shekelë (valuta izraelite) janë konfiskuar në operacionin e zhvilluar në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite po ashtu kanë kryer sulm ajror në qytetin e Xheninit dhe forcat izraelite kanë qëlluar palestinezë si kundërpërgjigje ndaj atyre që ushtria izraelite thotë se qëlluan me armë zjarri ushtarët e saj.

Sulmi në Bregun Perëndimor është operacioni i fundit në një mori veprimesh që Izraeli i ndërmori atje, për të cilat thonë se janë veprime për t’iu kundërpërgjigjur aktiviteteve terroriste.

Zyra e OKB-së për të drejta të njeriut publikoi një raport të enjten duke theksuar se situata e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor është “përshkallëzuar me shpejtësi” nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut tha se ka verifikuar vdekjet e 300 palestinezëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, prej të cilëve 291 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, tetë nga kolonët izraelitë dhe një ose nga ushtria izraelite ose nga kolonët.

Sipas raportit, shumica janë vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet palestinezëve dhe trupave izraelite, përfshirë në protesta dhe gjatë operacioneve që ushtria izraelite ndërmori në qytete palestineze.

“Përdorimi i taktikave ushtarake dhe armëve në kontekstin e vendosjes së rendit dhe ligjit, përdorimi i forcës së panevojshme ose të tepruar dhe zbatimi i kufizimeve të shumta, arbitrare dhe diskriminuese të lëvizjes ndaj palestinezëve janë jashtëzakonisht problematike,” deklaroi komisioneri i OKB-së Volker Turk.

Ai i bëri thirrje Izraelit të ndërmarrë veprime për të ndalur dhunën e kolonëve dhe për të hetuar incidentet e dhunshme të kolonëve dhe ushtrisë izraelite.

Luftanija rrëzon dronin, raketën

Në Detin e Kuq të enjten, luftanija amerikane USS Mason rrëzoi një dron dhe një raketë me rreze të gjatë veprimi kundër anijes për të cilën Pentagoni tha se ishte hedhur nga rebelët Houthi në Jemen. Gjatë kohës së sulmit, 18 anije ishin në atë pjesë, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar, njoftoi Komanda Qendrore amerikane në platformën X.

Disa informacione për këtë artikull janë marrë nga agjencitë e lajmeve The Associated Press, Agence France-Presse dhe Reuters.

Izraelit “po i humb durimi” me Hezbollahun

Zyrtarët izraelitë kanë rritur kërcënimet kundër grupit militant libanez, Hezbollah, duke paralajmëruar se Izraelit po i humb durimi, përderisa të dyja palët vazhdojnë të këmbejnë zjarr përgjatë kufirit të paqëndrueshëm verior të Izraelit.

Benny Gantz, anëtar i Kabinetit të Luftës së Izraelit, tha më 27 dhjetor se nëse komuniteti ndërkombëtar dhe Qeveria libaneze nuk e frenojnë Hezbollahun, Izraeli do ta bëjë. Shefi i ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi, tha se ushtria është në gatishmëri të lartë dhe ka miratuar plane në rast se vendos të hapë një front të dytë në veri.

Luftimet përgjatë kufirit verior të Izraelit shpërthyen kur Hezbollahu nisi të gjuante raketa pak pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Përderisa luftimet kanë intensitet më të ulët se beteja në Gazë, luftimet në kufi kanë shkaktuar shkatërrim, zhvendosje dhe vdekje në të dyja palët dhe kanë rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.

Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për betejën midis Izraelit dhe Hezbollahut:

Çfarë përfshihet në luftime?

Luftëtarët e Hezbollahut kanë sulmuar pikat e kontrollit të Izraelit dhe fshatrat përgjatë kufirit dhe grupi ka lëshuar raketa dhe dronë drejt caqeve izraelite. Tanket izraelite, artileria dhe avionët po ashtu kanë sulmuar zonat në pjesën libaneze të kufirit. Luftimet kanë qenë të shkurta, por kanë shpërthyer pothuajse çdo ditë.

Ushtria izraelite tha se mbi 1.700 raketa janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit, duke vrarë 15 izraelitë, përfshirë nëntë ushtarë, dhe nga sulmet janë plagosur mbi 150 persona.

Izraeli ka evakuuar afër 60.000 persona nga 40 komunitete në veri, përfshirë edhe nga qyteti kryesor Kirjat Shemona, që ka 22.000 banorë. Mediat izraelite kanë transmetuar pamje të shtëpive të dëmtuara dhe pamje të ushtarëve izraelitë duke patrulluar në rrugët e zbrazura.

Në anën libaneze, afër 74.500 persona janë zhvendosur për shkak të luftimeve, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.

Pothuajse 160 persona janë vrarë nga sulmet ajrore dhe granatimet izraelite në Liban, sipas të dhënave të mbledhura nga Associated Press. Shumica e viktimave ishin luftëtarë të Hezbollahut dhe grupeve të lidhura me të, por të paktën 19 civilë po ashtu janë vrarë, përfshirë gazetarë dhe fëmijë.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe zyrtarët lokalë kanë akuzuar Izraelin se po sulmon zonat kufitare libaneze me granata që kanë fosfor të bardhë, një municion kundërthënës. Sulmet kanë shkatërruar qindra hektarë të tokës bujqësore dhe kanë plagosur civilët. Izraeli tha se të gjitha veprimet e tij janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Pse po luftojnë?

Izraeli dhe Hezbollahu – i mbështetur nga Irani – janë armiq të kamotshëm dhe armiqësia e tyre daton që nga pushtimi izraelit i pjesëve në jug të Libanit nga viti 1982 deri më 2000.

Pasi luftëtarët e Hezbollahut nxorën në prit një patrullë izraelite më 2006 dhe morën peng dy ushtarë izraelitë, palët zhvilluan një luftë të ashpër që përfundoi me barazim – por, jo para se bombardimet e izraelit të shkaktonin dëme të mëdha në jug të Libanit dhe në pjesë të Bejrutit.

Zonat kufitare gjerësisht ka qenë e qetë që nga ajo luftë, përveç disa tensioneve sporadike. Izraeli vlerëson se Hezbollahu ka rreth 150.000 raketa në arsenalin e tij, shumica e të cilave realisht mund të sulmojnë kudo në Izrael, përfshirë edhe në kryeqytetin ekonomik, Tel Aviv.

Hezbollahu tha se sulmet e tij synojnë të lehtësojnë presionin në Rripin e Gazës, ku Izraeli po zhvillon një ofensivë të paprecedent tokësore, ajrore dhe detare që ka për qëllim të rrëzojë nga pushteti Hamasin dhe të lirojë 129 personat të mbahen peng në këtë territor.

Lidhja me Iranin

Edhe pse nuk ka pasur prova se Irani, armiku i Izraelit, ka urdhëruar sulmet e 7 tetorit, gjurmët e Iranit kanë qenë të dukshme në konfliktin që pasoi.

Përveç mbështetjes për Hamasin dhe Hezbollahun, Irani mbështet edhe grupe në Jemen, Siri dhe Irak, të cilat kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij. Këto sulme janë kryer në mbështetje të Hamasit.

Në Detin e Kuq, sulmet e kryera nga rebelët jemenas të Huthit ndaj anijeve, që ata besojnë se janë të lidhura me Izraelin, kanë shkaktuar pengesa në tregti dhe kanë nxitur lansimin e një operacioni shumëkombësh detar – të udhëhequr nga SHBA-ja – për të mbrojtur rrugët detare që përdoren për tregti.

Milicitë e mbështetura nga Irani në Irak po ashtu kanë kryer dhjetëra sulme ndaj bazave ku gjenden trupat amerikane në Irak dhe Siri. Sipas milicive, këto sulme ishin në shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes së Uashingtoni i ofron Izraelit.

Të hënën, më 25 dhjetor, media shtetërore iraniane fajësoi Izraelin për një sulm në një lagje të Damaskut, kur u vra një gjeneral i lartë iranian.

Amos Harel, analist ushtarak për të përditshmen Haaretz, shkroi të mërkurën se vrasja e gjeneralit ishte një mesazh për Iranin se më nuk gëzon imunitet përderisa bashkëpunëtorët e tij sulmojnë Izraelin.

“Po ashtu, kjo na sjell ne më afër mundësisë së një përshkallëzimi në rritje kundër Hezbollahut dhe madje kundër iranianëve, në frontin në veri”, shkroi ai.

Cili është roli i Hezbollahut?

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, përballet me një akt të rrezikshëm të balancës.

Bashkëngjitja me Hamasin do të rrezikonte që Libani – shtet të përfshirë në probleme ekonomike dhe tensione të brendshme politike – në konflikt që nuk mund ta përballojë, duke nxitur kundërshtime brenda vendit ndaj Hezbollahut. Banka Botërore veçse ka thënë se përleshjet ka të ngjarë që do të dëmtojnë ekonominë e Libanit.

Libani është në vitin e katërt të krizës shkatërruese ekonomike dhe ka ndarje të thellë midis Hezbollahut, aleatëve të tij dhe kundërshtarëve, duke paralizuar sistemin politik.

Por, qëndrimi tërësisht anash përderisa trupat izraelite luftojnë në Rripin e Gazës, mund të komprometojë besueshmërinë e Hezbollahut, dhe mposhtja e Hamasit do të ishte një goditje e rëndë për Iranin.

Hezbollahu ka qenë i kujdesshëm për të kufizuar sulmet ndaj Izraelit, dhe të mbajë të hapur kërcënimit për përshkallëzim kufitar.

“Nëse Izraeli shkon shumë larg, ne do të kundërpërgjigjemi dyfish më shumë”, tha zëvendësudhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Kassem, tha të enjten. “Ne nuk e kemi frikë as kërcënimin izraelit as amerikan”.

Një front i ri për Izraelin?

Me ushtarët e tij që po luftojnë në Gazë, Izraeli ka shumë të ngjarë që të kërkojë kufizimin e luftimeve në veri të territorit të tij. Aftësitë ushtarake të Hezbollahut janë shumë më superiore sesa ato të Hamasit.

Megjithatë, zyrtarët izraelitë kanë shtuar paralajmërimet se shteti është i gatshëm të zgjerojë luftimet dhe se Hezbollahu duhet të përgatitet të paguajë çmim për dëmet që ka shkaktuar gjatë tre muajve të fundit.

Izraeli veçse ka shtuar forcat në veri dhe mund ta kthejë vëmendjen e tij ndaj Hezbollahut kur lufta në Gazë të përfundojë.

SHBA-ja, aleatja kryesore e Izraelit që ka dërguar përforcime ushtarake në rajon, tha se preferon të shohë një zgjidhje të negociuar ndaj tensioneve në rritje sesa hapjen e një fronti të dytë të luftës.

Izraeli po ashtu dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2006 të armëpushimit – të ndërmjetësuar nga OKB-ja – që thotë se zonat kufitare në jug të Libanit “duhet të çlirohet nga personeli i armatosur, asetet dhe armët” përveç forcave qeveritare libaneze dhe paqeruajtësve të OKB-së. Sipas kësaj marrëveshjeje, Hezbollahu nuk duhet të ketë prani ushtarake në rajonin kufitar.

Libani, ndërkaq, argumenton se Izraeli shkel rezolutën pasi forcat e tij ajrore hyjnë shpesh në hapësirën ajrore libaneze dhe po ashtu ka prani në Fermat Keba, një rajon i kontestuar përgjatë kufirit të këtij shteti me Lartësitë e Golanit – zonë që Izraeli ka marrë nën kontroll nga Siria më 1967.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha më herët gjatë javës se Hezbollahu duhet të respektojë armëpushimin e vitit 2006. Në të kundërtën, paralajmëroi ai, Nasarllahu “duhet ta dijë se çfarë e pret”./REL

Lufta në Gaza, 187 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha të premten se të paktën 21,507 njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga shpërthimi i luftës me Izraelin gati 12 javë më parë.

AFP raporton se shifra përfshin 187 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Ministria shtoi se 55,915 njerëz janë plagosur në Gaza gjatë luftimeve, të cilat filluan më 7 tetor pas sulmit të papritur të Hamasit brenda Izraelit jugor.

Përveç kësaj, 300 palestinezë janë vrarë gjatë bastisjeve izraelite dhe operacioneve të sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor vrau rreth 1200 në Izrael dhe rreth 240 njerëz u rrëmbyen dhe u morën si pengje brenda Gazës . Pak më shumë se 100 prej tyre janë liruar deri më sot. Izraeli ka thënë se ka humbur të paktën 160 trupa gjatë fushatës së tij tokësore brenda Rripit të Gazës.

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar pengjet, thotë Hamasi

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar më shumë se 100 pengje që Izraeli thotë se janë ende në Gaza, ka thënë një zyrtar i Hamasit.

Lufta Izrael-Hamas ka dëbuar tashmë rreth 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre, duke rrafshuar pjesën veriore të territorit dhe ka rritur frikën se një fat i ngjashëm po e pret jugun ndërsa po zgjerohet ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.

Por, një zyrtar i Hamasit tha dje se një “ndërprerje e pjesshme ose e përkohshme e agresionit” nuk do të mjaftonte për të liruar pengjet e mbetura, raporton skynews.

Më shumë se 20 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve të vdekur.

Rreth 1200 izraelitë u vranë pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ndërsa rreth 240 njerëz janë marrë peng.

Ndryshe, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar sot se ka zgjeruar operacionet e tyre edhe në jug të Rripit të Gazës.

Palestinezët evakuohen në jug teksa Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën qendrore

Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur janë nisur drejt qytetit Rafah në jug ditëve të fundit, kanë thënë Kombet e Bashkuara, përderisa forcat izraelite më 29 dhjetor kanë vazhduar të sulmojnë zonat në Gazën qendrore, duke vrarë dhjetëra persona.

Ofensiva e paprecedent e Izraelit nga toka dhe ajri kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – ka zhvendosur rreth 85 për qind të popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh, të cilët po kërkojnë strehim në zonat që Izraeli i ka cilësuar si të sigurta, por të cilat janë bombarduar nga ushtria. Kjo ka bërë që palestinezët të mos jenë të sigurt në asnjë pjesë të enklavës së vogël.

Fushata ushtarake e Izraelit veçse ka rrafshuar pjesë të mëdha në veri të Gazës dhe tani ushtria është përqendruar në zonat në Gazën qendrore, ku avionët izraelitë dhe artileria po sulmojnë kampet e refugjatëve Burej, Nuseirat dhe Magazi, duke shkatërruar ndërtesat, kanë thënë banorët.

Por, luftimet janë përhapur në shumë zona të Gazës. Në veri, Hamasi ende po lufton me trupat izraelite me një rezistencë të fuqishme. Në qytetin e dytë më të madh të Rripit të Gazës, Han Junis në jug, ku Izraeli beson se liderët e Hamasit fshihen, po ashtu ka beteja.

Lufta tashmë ka vrarë mbi 21.300 palestinezë dhe ka shkaktuar një krizë humanitare, gjë që ka bërë që një e katërta e popullsisë së Gazës të përballet me uri.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe do të lirojë mbi 100 pengje që ende mbahen nga grupi radikal, që kur ai kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor. Nga këto sulme, u vranë 1.200 persona në Izrael, shumica civilë.

Zyrtarët e Izraelit kanë refuzuar thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim, duke thënë se një ndalje e luftimeve do të përbënte fitore për Hamasin.

Të enjten mbrëma, OKB-ja tha se afër 100.000 persona kanë shkuar në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, gjatë ditëve të fundit.

Izraeli u ka thënë banorëve në Gazën qendrore që të evakuohen dhe të shkojnë në Rafah dhe në qytetin Deir al-Bala. Por, pavarësisht se ka urdhëruar evakuimin për në Rafah, ky qytet ka qenë cak i sulmeve izraelite.

Gjatë një sulmi mbrëmjen e së enjtes ndaj një ndërtese banimi, u vranë të paktën 23 persona, thanë zyrtarët e spitalit Al-Kuwaiti, që gjendet aty pranë.

21 të vrarë në sulmin në Rafah, thotë drejtori i spitalit

Njëzet e një persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një sulm ajror i dukshëm izraelit goditi një ndërtesë banimi në Rafah, tha një drejtor në spitalin ku merrte trupat përmes telefonit të enjten për CNN.

"Ne kemi marrë 16 trupa nga Spitali Kuvajtit dhe pesë trupa të tjerë janë në rrugë të mbarë," tha për CNN përmes telefonit Marwan Al-Homss, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Abu Youssef Al-Najjar.

Një tjetër burim mjekësor në Spitalin Al-Kuwaiti tha se 12 fëmijë dhe katër gra ishin në mesin e të vrarëve.

CNN ka siguruar një video të filmuar të enjten në mbrëmje pranë hyrjes së spitalit Al-Kuwaiti, duke kapur skena kaotike teksa mjekët nxitonin për të trajtuar të plagosurit.

Një ambulancë shihet duke mbërritur në portën e spitalit ku njerëzit marrin ndihmën e parë.

Për më tepër, video tregon dy persona të vdekur të mbuluar me batanije. CNN i ka kontaktuar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për koment dhe nuk ishte në gjendje të merrte një përgjigje të menjëhershme mbi pretendimet se goditi një ndërtesë banimi në Rafah, e cila vrau civilë.

16 palestinezë u vranë në sulmet në lindje të Khan Younis në Gaza, thonë burimet mjekësore

Gjashtëmbëdhjetë palestinezë u vranë në lindje të Khan Younis në Gaza të enjten në mbrëmje në një sulm të dukshëm ajror izraelit, thanë për CNN dy burime mjekësore që trajtojnë civilët.

Në qytetin Al-Fukhari, tetë civilë - kryesisht fëmijë - u vranë pasi një sulm ajror i dukshëm izraelit goditi një ndërtesë banimi që strehonte persona të zhvendosur brenda vendit, tha një burim mjekësor në Spitalin Evropian në Gaza me telefon për CNN.

Në zonën e kampit Al-Maghazi në Gazën qendrore, një sulm ajror izraelit vrau tetë persona të tjerë, sipas një burimi mjekësor në Spitalin e Martirëve Al-Aksa i cili foli për CNN të enjten.

“Tetë dëshmorë nga familja Ismail dhe disa të plagosur mbërritën në Spitalin e Martirëve Al-Aksa pasi një sulm ajror izraelit shënjestroi shtëpinë e tyre në kampin Al-Maghazi në provincën qendrore të Gazës”, tha një zyrtar i spitalit për CNN.

CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për koment mbi sulmin e dukshëm ajror dhe nuk ishte në gjendje të merrte një përgjigje të menjëhershme.

Dëshpërimi rritet në Gaza ndërsa mijëra civilë rrethojnë autokolonën e ndihmave për ushqim. Njihuni me të fundit

Nga: Bota sot

Mijëra civilë të dëshpëruar në Rripin e Gazës rrethuan një kolonë ndihmash në një qendër të Kombeve të Bashkuara në lagjen Al-Zeitoun në veri të Gazës, siç shihet në pamjet video të CNN të enjten.

Karvani i ndihmave përbëhej nga dy kamionë që shpërndanin ndihma jashtë një qendre të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRWA), ku njerëzit u panë duke u ngjitur mbi ta në dëshpërim për të marrë ndihmë.

Në fillim të kësaj jave, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) shprehu “shqetësime të thella” lidhur me përkeqësimin e shpejtë të situatës së sigurisë ushqimore në Rripin e Gazës, duke thënë se rreth 2.2 milionë banorë po përballen me urinë akute.

Këtu janë zhvillimet më të fundit:

Sulmet izraelite: Njëzet e një vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një sulm ajror i dukshëm izraelit goditi një ndërtesë banimi në Rafah, tha një drejtor në spitalin që merrte trupat përmes telefonit për CNN të enjten. Një burim mjekësor në Spitalin Al-Kuwaiti tha se 12 fëmijë dhe katër gra ishin në mesin e të vdekurve. Në një tjetër sulm ajror të dukshëm izraelit, 16 persona u vranë në lindje të Khan Younis në Gaza të enjten, i thanë CNN dy burime mjekësore që trajtonin civilët.

Viti më vdekjeprurës për fëmijët në Bregun Perëndimor: Më shumë se 80 fëmijë janë vrarë në 12 javët e fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar, në mes të aktiviteteve ushtarake të intensifikuara, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). Ky numër është “më shumë se dyfishi i numrit të fëmijëve të vrarë në të gjithë vitin 2022, mes rritjes së operacioneve ushtarake dhe të zbatimit të ligjit. Më shumë se 576 janë plagosur dhe të tjerë thuhet se janë arrestuar.” UNICEF tha në një raport të lëshuar të enjten.

Qindra largohen nga Gaza përmes vendkalimit Rafah: Pesëmbëdhjetë shtetas amerikanë ishin në mesin e 748 shtetasve të huaj që u larguan nga Rripi i Gazës për në Egjipt përmes kalimit Rafah të enjten, sipas një zyrtari egjiptian. Duke u nisur në drejtim të kundërt, 103 kamionë hynë në Gaza përmes Rafahut të enjten, duke përfshirë 80 kamionë ndihma - katër prej të cilëve bartnin gaz gatimi - dhe 23 kamionë që transportonin mallra komerciale, tha zyrtari. Pengu izraelito-amerikan vritet më 7 tetor: Judi Weinstein, një izraelito-amerikane që u rrëmbye nga Hamasi, u vra më 7 tetor, ka njoftuar të enjten një kibutz në jug të Izraelit.

Vdekja e Weinstein në paraburgimin e Hamasit do të thotë se nuk ka mbetur asnjë femër amerikane e mbajtur nga Hamasi. Tani, gjashtë amerikanë - të gjithë meshkuj - besohet se janë ende në robëri.

Kampi për personat e zhvendosur në Khan Younis: Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestine (PRCS) tha se po punon me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane për të krijuar "kampin e parë të organizuar" për njerëzit e zhvendosur në Khan Younis, Gaza, ku janë të mbushur me dhjetëra mijëra palestinezë. në kampet e improvizuara.

Hezbollahu nis më shumë sulme në veri të Izraelit: Granatimet përgjatë kufirit Liban-Izrael vazhduan të enjten, ndërsa zyrtarët libanezë e kaluan ditën në takime me homologët e huaj nga Franca dhe Britania rreth konfliktit në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupi i fuqishëm paraushtarak i mbështetur nga Irani. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i thanë CNN se rreth 20 lëshime u zbuluan të enjten që kishin për qëllim Kiryat Shmona.

Sanksionet e vendosura ndaj atyre që lehtësojnë fondet iraniane për forcat Houthi: Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi të enjten sanksione ndaj një individi dhe tre subjekteve "përgjegjëse për lehtësimin e rrjedhës së ndihmës financiare iraniane për forcat Houthi dhe aktivitetet e tyre destabilizuese". Sanksionet e reja u vendosën pas një serie sulmesh të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Veprimi në Detin e Kuq: Një shkatërrues i marinës amerikane në Detin e Kuq rrëzoi një dron dhe një raketë balistike anti-anije të lëshuar nga Jemeni, tha të enjten Komanda Qendrore e SHBA-së, duke shënuar herën e 22-të që Houthi-t kanë në shënjestër anijet ndërkombëtare që nga mesi i tetorit. USS Mason, një shkatërrues i klasit Arleigh Burke përgjoi lëshimet të enjten në mbrëmje nga Houthis, një përfaqësues iranian në Jemen. Nuk ka pasur dëme apo lëndime të raportuara në asnjë nga 18 anijet që operojnë në zonën jugore të Detit të Kuq, tha Komanda Qendrore në mediat sociale.

Ushtria izraelite "dështoi në misionin e saj" për të shpëtuar 3 pengje që u vranë aksidentalisht, thotë një raport i ri

Ushtria izraelite "dështoi në misionin e saj" për të shpëtuar tre pengje të vrarë gabimisht nga trupat e saj në Gaza në fillim të këtij muaji, tha të enjten shefi i shtabit të përgjithshëm të saj, ndërsa ushtria publikoi gjetjet e hetimit të saj.

Gjetjet arritën në përfundimin se radhët e komandës izraelite kishin informacione se pengjet ishin të pranishëm në zonë dhe “madje ndërmorën veprime për të parandaluar sulmet në vende të dyshuara për pengje”, thuhej në raport.

Por hetimi doli gjithashtu në përfundimin se forcat izraelite në terren nuk kishin "ndërgjegjësim të mjaftueshëm" për mundësinë që pengjet t'u afroheshin atyre ose që trupat të ndesheshin me pengje në operacione që nuk synonin në mënyrë specifike lirimin e tyre. Yotam Haim, Alon Shimriz dhe Samer Talalka u rrëmbyen nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tyre ndaj Izraelit më 7 tetor.

Tre burrat u vranë gjatë një operacioni IDF rreth lagjes Shejaiya të qytetit të Gazës më 15 dhjetor. Atë ditë, sipas gjetjeve, një ushtar izraelit qëlloi drejt tre pengjeve “të identifikuar si kërcënim”, duke vrarë dy prej tyre.

Pengu i tretë u arratis dhe komandanti i batalionit dha urdhër për të mbajtur zjarrin për të identifikuar personin e tretë.

Pasi komandanti dëgjoi dikë që bërtiste "ndihmë" në hebraisht, ai e thirri personin që të vinte drejt ushtarëve; pengu doli nga një ndërtesë dhe u zhvendos drejt trupave, thuhet në raport

. Dy ushtarë nuk dëgjuan urdhrat e komandantit për të mbajtur zjarr "për shkak të zhurmës nga një tank aty pranë" dhe qëlluan për vdekje pengun e tretë, sipas hetimit. Hetimi doli gjithashtu në përfundimin se "pengët po ecnin pa këmishë dhe njëri prej tyre tundte një flamur të bardhë, duke qëndruar në një pikë me dukshmëri të kufizuar në krahasim me pozicionin e ushtarit që qëlloi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat