Kina emëron ministrin e ri të Mbrojtjes

Azia

Kina emëron ministrin e ri të Mbrojtjes

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:18
Dong Jun

Kina ka emëruar Dong Jun si ministrin e saj të ri të Mbrojtjes, dy muaj pasi paraardhësi i tij u shkarkua zyrtarisht.

Dong, një ish-komandant i marinës, merr detyrën nga Li Shangfu – i cili u pa për herë të fundit në publik në gusht, raporton BBC.

Emërimi i zotit Dong u njoftua nga ligjvënësit kryesorë të Kinës në një takim të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor në Pekin të premten.

Masa vjen pas një sërë shkarkimesh të zyrtarëve të lartë ushtarakë nga postet kryesore të vendit në fillim të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat