Zyrtari i Hamasit pohon se grupi nuk dëshiron një armëpushim tjetër të përkohshëm

Azia

Zyrtari i Hamasit pohon se grupi nuk dëshiron një armëpushim tjetër të përkohshëm

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:09
Zyrtar i Hamasit

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar më shumë se 100 pengje që Izraeli thotë se janë ende në Gaza, ka thënë një zyrtar i Hamasit.

Një nga zyrtarët e lartë të Hamasit në Liban thotë se nuk ka pasur bisedime në lidhje me një marrëveshje rreth lirimit të pengjeve në këmbim të një armëpushimi tjetër të përkohshëm.

“Aktualisht nuk flitet për lirimin e pengjeve përpara se të ndalojnë luftimet”, tha ai.

Zyrtari i Hamasit vazhdon të akuzojë Izraelin për rrjedhje të informacionit të rremë në mënyrë që të shmangë presionin e brendshëm në rritje ndaj qeverisë për një marrëveshje pengjesh.

Ndryshe, më shumë se 20 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve të vdekur.

Rreth 1200 izraelitë u vranë pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ndërsa rreth 240 njerëz janë marrë peng. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat