LIVE: Shifra tronditëse, zbulohet numri i të vrarëve në Gaza

Azia

LIVE: Shifra tronditëse, zbulohet numri i të vrarëve në Gaza

Nga: Bota sot Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 07:58 Përditësuar në ora: 17:05 më 31.12.2023
Pamje nga lufta në Gaza

Netanyahu thotë se lufta në Gazë do të vazhdojë për shumë muaj, e falënderon SHBA-në për armët

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të shtunën se lufta e vendit të tij ndaj Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare për armëpushim, pas numrit të madh të civilëve të vrarë, urisë dhe shkatërrimit masiv në enklavën e rrethuar palestineze.

Netanyahu e falënderoi administratën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e vazhdueshme, përfshirë për vendimin për t’i shitur urgjentisht armë ushtrisë izraelite, për herë të dytë këtë muaj, si dhe për parandalimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli argumenton se përfundimi i luftës tani do të nënkuptonte fitore për Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur oganizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ky qëndrim mbështetet edhe nga administrata Biden, e cila, në të njëjtën kohë, i bën thirrje Izraelit të bëjë më shumë për ta shmangur vrasjen e civilëve.

Në luftimet e reja në fundjavë, avionët luftarakë të Izraelit bombarduan kampet e refugjatëve në Nuseirat dhe Burei në qendër të Gazës, ndërsa këmbësoria e fut më thellë brenda qytetit jugor, Kan Jounis.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë tha të shtunën se më shumë se 21.600 palestinezë janë vrarë nga ofensiva e paparë ajrore dhe tokësore të Izraelit prej se ajo nisi më 7 tetor, kur Hamasi e sulmoi Izraelin jugor. Sipas saj, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 165 palestinezë.

Ndërkohë, 170 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në luftime në Gazë, sipas ushtrisë izraelite.

Lufta i ka zhvendosur mbi 85 për qind të 2.3 milionë banorëve t ë Gazës, dhe e ka shkatërruar shumicën e territorit.

Departamenti i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e njoftoi Kongresin se e ka aprovuar shitjen e pajisjeve ushtarake në vlerë 147.5 milionë dollarë. Kjo është hera e dytë këtë muaj që administrata Biden e shmang Kongresin për t’i shitur armë Izraelit urgjentisht.

Më shumë se 120 pengje janë duke u mbajtur në Gazë, pasi pjesëtarët e Hamasit i rrëmbyen më shumë se 240 njerëz gjatë sulmit të 7 tetorit, kur i vranë mbi 1.200 njerëz, kryesisht civilë, në Izrael./REL

Të paktën 35 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazën qendrore

Të paktën 35 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Gazën qendrore to dielën, thanë zyrtarë të spitalit, ndërsa ushtria izraelite po sulmon disa zona të caktuara të Rripit të Gazës. Sulme vijnë një ditë pasi kryeministri Neanyahu tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdonte “për shumë muaj të tjerë”, duke u rezistuar thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj po kryenin një operacion në Khan Younis, qyteti i dytë më i madh i Rripit të Gazës dhe banorët e tij kanë njoftuar për sulme izraelite në pjesën qendrore të qytetit, që është bërë epiqendër e re e luftës kundër militantëve të Hamasit.

Intensifikimi i luftës ka rritur frikën e përhapjes së saj në rajon. Ushtria amerikane tha të dielën se kishte rrëzuar dy raketa balistike të grupit Houthi nga Jemeni, të cilat kishin në shënjestër një anije mallrash në Detin e Kuq. Disa orë më vonë, katër anije me persona të armatosur u përpoqën të sulmonin të njëjtën anije mallrash, por forcat amerikane hapën zjarr ndaj tyre, duke vrarë disa persona të armatosur, tha komanda qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Izraeli thotë se do të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit në Rripin e Gazës, që janë përdorur për të organizuar sulmin e 7 tetorit në Izrael, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 240 të tjerë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, në ofensivën e pashembullt ajrore dhe tokësore të Izraelit janë vrarë mbi 21600 palestinezë dhe janë plagosur mbi 55 mijë të tjerë. Zyrtarët e OKB-së thonë se lufta ka shkaktuar një krizë humanitare në Rripin e Gazës, ku një e katërta e popullsisë po përballet me mungesa të ushqimore. Bombardimet e Izraelit kanë rrafshuar zona të mëdha të Gazës, duke i bërë ato të pabanueshme. Lufta ka detyruar largimin e rreth 85 për qind të banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli duhet të mbajë nën kontroll Rripin e Gazës për një periudhë të pacaktuar, pa dhënë shpjegime mbi atë se çfarë duhet të ndodhë më pas. Në një konferencë shtypi të shtunën, në të cilën ai tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdonte “për shumë muaj të tjerë”, ai përsëriti synimin e tij për një prani ushtarake të Izraelit në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, por Egjipti ka të ngjarë të kundërshtojë praninë ushtarake të Izraelit atje.

Në komentet publike mbi planet e Izraelit për të ardhmen e Rripit të Gazës, kryeministri Netanyahu ka thënë gjithashtu se ai nuk do të lejonte një qeverisje të këtij territori nga Autoritetit Palestinez, me mbështetje ndërkombëtare. Ky është në kundërshtim me qëndrimin e administratës Biden lidhur me qeverisjen e Gazës pas mbarimit të luftës. Shtetet e Bashkuara mbështesin idenë e një qeverie të bashkuar palestineze që do të drejtonte Gazën dhe Bregun Perëndimore dhe që do t’i paraprinte krijimit të një shteti palestinez.

Izraelitët, të cilët kryesisht mbështesin luftën, kanë filluar të tregojnë shenja të humbjes së durimit.

Të shtunën në mbrëmje, mijëra njerëz protestuan kundër Netanyahut, një nga protestat më të mëdha kundër kryeministrit izraelit që nga fillimi i luftës kundër Hamasit. Vendi, i cili është i ndarë mbi planin e Netayahut për reforma në sistemin e drejtësisë, ka qenë kryesisht i bashkuar rreth luftës kundër Hamasit.

“Është e vërtetë se Izraeli ka shumë armiq dhe kërcënime, por fatkeqësisht kryeministri Netanyahu dhe qëndrimi i tij në pushtet sot është kërcënimi më i madh ekzistencial për vendin dhe shoqërinë tonë”, tha protestuesi Gal Tzur.

Në një protestë tjetër po të shtunën, pjesëmarrësit bënë thirrje për lirimin e 129 pengjeve, që ende po mbahen nga Hamasi. Familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre kanë kërkuar që qeveria ta ketë përparësi kryesore lirimin e pengjeve dhe kanë organizuar protesta të mëdha çdo fundjavë.

Egjipti, një nga ndërmjetësit në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, ka propozuar një plan me shumë faza, që do të përfshinte lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe fillimin e një armëpushimi, të ngjashëm me marrëveshjen një javore të nëntorit.

Por, të dyja palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje të re. Udhëheqësi i grupit militant palestinez Xhihadi Islamik, që po mban pengje izraelite, tha të dielën se nuk do të ketë shkëmbime me Izraelin para se lufta të përfundojë dhe Izraeli të tërheqë trupat e tij nga Rripi i Gazës, duke i bërë jehonë qëndrimit të Hamasit./VOA

Arrin në 21 mijë e 822 numri i të vrarëve në Gaza

Numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 21 mijë e 822, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Sipas kësaj ministrie të plagosur janë 56 mijë e 451, raporton The Telgraph.

Shifrat përfshijnë 150 palestinezë të vrarë dhe 286 të plagosur në 24 orët e fundit, tha ministria.

Dhjetra ushtarë izraelitë dyshohet se janë të infektuar me Leishmania

Nga: A.Sh

Dhjetra ushtarë izraelitë dyshohet se janë infektuar me Leishmania parazitare rreth Rripit të Gazës, ka cituar gazeta izraelite Maariv të ketë cituar burime mjekësore.

Raporti tha se klinikat dermatologjike në spitalet izraelite po kryejnë teste laboratorike për dhjetëra ushtarë.

Paraziti Leishmania transmetohet te njerëzit përmes pickimit të një mize të vogël rëre. Çdo pickim lë një lezion të dhimbshëm inflamator të lëkurës që nuk shërohet dhe zgjat për shumë javë. Nëse nuk trajtohen, lezionet shpesh lënë plagë të përhershme në lëkurë, raportoi Maariv.

Dhjetëra të vrarë në qendër të Gazës

Nga: A.Sh

Një burim mjekësor ka thënë për Al Jazeera se 64 persona janë vrarë dhe 186 janë plagosur në sulmet izraelite në shtëpitë në qendër të Gazës në 24 orët e fundit.

Që nga 7 tetori, të paktën 21,672 njerëz në Gaza janë vrarë dhe 56,165 janë plagosur në sulmet izraelite. Më shumë se 300 palestinezë janë vrarë gjithashtu në sulmet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Zgjerimi vdekjeprurës ushtarak i Izraelit në Khan Younis

Nga: A.Sh

Një shtëpi në zonën al-Zawaida në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, pranë kampit të refugjatëve Nuseirat, u shkatërrua.

Shtëpia strehoi palestinezë të zhvendosur nga pjesë të ndryshme të Gazës. Raportet fillestare thanë se rreth katër persona u vranë… 12 persona me lëndime të shumta u dërguan me urgjencë në spitalin al-Aqsa në Deir el-Balah.

Deir el-Balah, në anën lindore të rrugës Salah al-Din, u vu nën bombardime të rënda. Kjo pjesë e veçantë e qytetit u caktua si një zonë e sigurt ku njerëzit mund të shkonin në mënyrë që të mos bombardoheshin. Përsëri, është një tregim i rrezikshëm dhe i rremë nga ushtria izraelite.

Sulmet ajrore vazhdojnë të godasin pjesën qendrore të Rripit. Nuk ka vetëm sulme ajrore dhe granatime artilerie, por ka edhe forca izraelite në terren, numri i të cilave është rritur në mënyrë dramatike brenda dy ditëve të fundit në përpjekje për të zgjeruar operacionet ushtarake dhe aktivitetet ushtarake, këtë herë në pjesën jugore të Khan Younis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat