Agjencia meteorologjike e Japonisë: Tërmeti 7.6 ballë, më i fuqishmi në Gadishullin Noto që nga 1885

Azia

Agjencia meteorologjike e Japonisë: Tërmeti 7.6 ballë, më i fuqishmi në Gadishullin Noto që nga 1885

Më: 1 janar 2024 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Agjencia meteorologjike e Japonisë thotë se tërmeti me magnitudë 7.6 ballë është i madhi i regjistruar në Gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1885.

Një zyrtar i agjencisë thotë gjithashtu se paralajmërimi për cunami i lëshuar më herët ishte alarmi i parë i madh i këtij lloji që nga Marsi i vitit 2011, kur Japonia u godit nga një nga tërmetet më të fuqishëm të regjistruar.

Ai shton se ka një rrezik në rritje për rrëshqitje dheu dhe zjarre në zonat e prekura.

Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu kërkua të evakuoheshin menjëherë në zonat më të larta të vendit. Një seri prej më shumë se 20 tërmetesh goditi Japoninë qendrore më herët të hënën, me të tjerë që pritet të pasojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat