Një viktimë nga tërmeti që goditi Japoninë, autoritetet: Lëkundje të forta edhe ditët në vijim

Azia

Një viktimë nga tërmeti që goditi Japoninë, autoritetet: Lëkundje të forta edhe ditët në vijim

Më: 1 janar 2024 Në ora: 16:24
Japoni

Një person ka humbur jetën pas shembjes së ndërtesës si pasojë e tërmetit që goditi Japoninë, raporton sky news.

Tërmeti i fortë me magnitudë 7.6 ballë, goditi bregun Perëndimor të Japonisë në orët e para të mëngjesit.

Që prej asaj kohë, janë regjistruar më shumë se 30 tërmete të tjera, ndërsa autoritetet paralajmëruar për cunami. Banorëve u është bërë thirrje që të largohen nga banesat e tyre. Sipas departamentit të zjarrfikësve në qytetin Wajima të paktën 30 ndërtesa janë shembur.

Ndërkohë rreth 1000 anëtarë ushtarak janë dërguar në zonën e goditur nga tërmeti për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar. Minoru Kihara ministri i Mbrojtjes i vendit, tha se rreth 8,500 anëtarë të tjerë të Forcave të vetëmbrojtjes janë në gatishmëri.

Sipas shërbimeve të emergjencës lëkundjet e forta mund të vazhdojnë për dy tre ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat