Nga tërmeti shkatërrues, toka në Japoni u zhvendos më shumë se një metër në perëndim?

Azia

Nga tërmeti shkatërrues, toka në Japoni u zhvendos më shumë se një metër në perëndim?

Më: 2 janar 2024 Në ora: 10:21
Tërmeti i djeshëm mund të ketë lëvizur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.

Zyrtarët lokalë japonezë besojnë se tërmeti i djeshëm mund të ketë lëvizur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.

Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë (GSI) shqyrtoi të dhënat e GPS-it pas tërmetit me magnitudë 7.6, shkruan BBC, dhe ndryshimi më i madh prej 1.3 metrash u pa në qytetin Wajima.

Një zhvendosje drejt perëndimit prej rreth një metër është matur në qytetin e Anamizu dhe prej 80 centimetra në qytetin e Suzu.

Lëvizje të tokës u raportuan gjithashtu në qytetet Nanao, Toyama, Niigata dhe rajonin Kanto-Koshin.

Siç raporton BBC, këto janë të dhëna paraprake që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat