Shkon në 55 numri i viktimave nga tërmeti i fortë në Japoni

Azia

Shkon në 55 numri i viktimave nga tërmeti i fortë në Japoni

Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Shkon në 55 numri i viktimave pas tërmetit të fortë që goditi një ditë më parë Japoninë. Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se shërbimet e urgjencës ishin në një “garë me kohën” për të shpëtuar të mbijetuarit.

Të martën, Kishida deklaroi gjithashtu se rreth 3,000 persona nga ekipi i shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në pjesë të gadishullit jugor.

Ushtria japoneze po shpërndan furnizime si ushqim, ujë dhe batanije për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveria e vendit njoftoi se 57,360 njerëz duhej të evakuoheshin. Dhjetëra mijëra vakte po shpërndahen në të gjithë zonën e prekur.

Pasgoditjet vazhduan gjatë të hënës dhe të martës. Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, paralajmëroi botën që “të jetë në vëzhgim” për tërmete të tjera me “magnitudë deri në 7” në javën e ardhshme. Prefektura Ishikaëa u   godit nga  155 tërmete  nga ora 16:00 e djeshme deri në orën 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat