Hamasi thotë se iu vra Saleh al Arouri, njëri nga zyrtarët e lartë

Azia

Hamasi thotë se iu vra Saleh al Arouri, njëri nga zyrtarët e lartë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:03
Saleh al Arouri

Hamasi thotë se iu vra Saleh al Arouri, njëri nga zyrtarët e lartë, ndërsa mediat e Hezbollahut thonë se ai vdiq në një shpërthim në Bejrut.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi vrau katër persona dhe u krye nga një dron izraelit.

Al Arouri, një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, kishte udhëhequr praninë e grupit palestinez në Bregun Perëndimor.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e kishte kërcënuar se do ta vriste edhe para fillimit të luftës Hamas-Izrael më 7 tetor 2023.

Zyrtarët izraelitë nuk pranuan të komentojnë, shkruan Sky News.

Një shpërthim tronditi periferitë jugore të kryeqytetit libanez të martën në mbrëmje, duke shkaktuar kaos në bastionin e grupit Hezbollah, por natyra e shpërthimit nuk dihej menjëherë.

Nuk ishte e qartë nëse shpërthimi shkaktoi ndonjë viktimë në periferi të Bejrutit, por videot që qarkulluan në mediat sociale treguan dëme serioze dhe zjarr.

Shpërthimi ndodhi gjatë më shumë se dy muajsh shkëmbime të rënda zjarri midis trupave izraelite dhe anëtarëve të Hezbollahut përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Që nga fillimi i luftimeve, ato janë përqendruar disa milje larg kufirit, por në disa raste forcat ajrore të Izraelit goditën objektivat e Hezbollahut më thellë në Liban.

Më herët gjatë ditës, Hezbollah tha se luftëtarët e tij kryen disa sulme përgjatë kufirit Liban-Izrael duke synuar postet ushtarake izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat