Pamjet tregojnë pasojat e shpërthimit që vrau një zyrtar të lartë të Hamasit

Azia

Pamjet tregojnë pasojat e shpërthimit që vrau një zyrtar të lartë të Hamasit

Nga: A.SH Më: 2 janar 2024 Në ora: 20:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë shfaqur pamjet që tregojnë një ndërtesë pjesërisht të shkatërruar pasi një zyrtar i lartë i Hamasit u vra në një shpërthim në Bejrut.

Hamasi ka thënë se Saleh al Arouri u vra në një "vrasje frikacake" nga Izraeli.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi vrau katër persona dhe u krye nga një dron izraelit.

Pamjet sugjerojnë se ndërtesa që u vu në shënjestër ishte afër një farmacie dhe dyqanesh të tjera në kryeqytetin libanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat