LIVE: Tensione të mëdha në Iran/ Izraeli në gjendje gatishmërie pas vrasjes udhëheqësit të Hezbollahut në Bejrut

Azia

LIVE: Tensione të mëdha në Iran/ Izraeli në gjendje gatishmërie pas vrasjes udhëheqësit të Hezbollahut në Bejrut

Nga: Bota sot Më: 3 janar 2024 Në ora: 08:17 Përditësuar në ora: 16:13 më 03.01.2024
Foto ilustrim

Izraeli në gjendje gatishmërie pas vrasjes udhëheqësit të Hezbollahut në Bejrut

Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me mundësinë e përshkallëzimit të situatës me Hezbollahun, pas vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm në Bejrut.

Mendohet gjerësisht se sulmi u krye nga Izraeli, ndërsa është shtuar rreziku për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Eliminimi i palestinezit Saleh Arouri, udhëheqësi më i lartë i Hamasit i vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza, gati tre muaj më parë, e forcon moralin e izraelitëve që ende janë të tronditur nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ndërsa militantët vazhdojnë të bëjnë një rezistencë të fortë në Gazë dhe ende mbajnë shumë pengje. Por mbetet e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë kjo për luftën. Udhëheqësit e Hamasit, të vrarë nga Izraeli gjatë viteve, janë zëvendësuar menjëherë.

Goditja në bazën jugore të Hezbollahut në Bejrut mund të bëjë që luftimet me intensitet të ulët përgjatë kufirit me Libanin të shndërrohen në një luftë të gjerë.

Por kjo do të varet kryesisht nga mënyra se si do të kundërpërgjigjet udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ai e ka udhëhequr Hezbollahun që nga viti 1992, kur një sulm izraelit eliminoi paraardhësin e tij.

Më parë ai është zotuar për hakmarrje ndaj çdo sulmi kundër udhëheqësve militantë në Liban. Ai pritet të mbajë një fjalim sot.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë në kufirin mes Izraelit dhe Libanit. Megjithatë, udhëheqësi Nasrallah ka ngurruar që ta përshkallëzojë më tej situatën, ndoshta nga frika e përsëritjes së asaj që ndodhi gjatë luftës njëmujore në vitin 2006, kur Izraeli bombardoi rëndë Bejrutin dhe Libanin jugor.

Hezbollahu njoftoi lëshimin e një morie raketash në veri të Izraelit të martën vonë, por nuk e lidhi drejtpërdrejt sulmin me vrasjen e Arourit.

Gazetarët në Libanin jugor raportuan për bombardime dhe sulme ajrore të ashpra nga ana e Izraelit. Megjithatë nuk pati njoftime për viktima dhe deri të mërkurën herët zona kufitare ishte e qetë.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar mbi sulmin që vrau Arourin, por admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se "ne jemi në gatishmëri të lartë për çdo skenar".

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të parandalohet çdo zgjerim të konfliktit, ndërsa kanë vendosur dy aeroplanmbajtëse dhe trupa në rajon. Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet të shkojë në rajon këtë javë./VOA

Palestinezët mbajnë grevë të përgjithshme në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor

Nga: A.Sh

Më herët ne raportuam se palestinezët kishin dalë në rrugë në fshatin Aroura të Bregut Perëndimor për të protestuar kundër vrasjes së liderit të lartë të Hamasit, Saleh al Arouri.

Palestinezët po mbajnë gjithashtu një grevë të përgjithshme sot, me rrugët e Ramallah kryesisht të shkreta.

Dyqanet mbetën plotësisht të mbyllura dhe kishte pak trafik.

Vrasja e al Arourit ka ndezur tensionet, veçanërisht pasi ajo u krye në territorin libanez - gjë që ka zemëruar grupin militant të vendit Hezbollah.

Vrasja e zëvendësshefit të Hamasit rrezikon të zgjerojë luftën

Izraeli vrau Saleh al-Arourin, zëvendëslider i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - përmes një sulmi me dron në kryeqytetin libanez, Bejrut më 2 janar, thanë burimet libaneze dhe palestineze. Vrasja e numrit dy të Hamasit rrit rrezikun se lufta në Gazë mund të përhapet përtej enklavës palestineze.

Arouri, 57 vjeç, ishte udhëheqësi i parë i lartë politik i Hamasit që është vrarë që kur Izraeli nisi sulmet ajrore dhe tokësore kundër grupit radikal palestinez tre muaj më parë, pasi Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit më 7 tetor.

Grupi i armatosur rëndë në Liban, Hezbollah - aleat i Hamasit – që nga nisja e luftës në Gazë ka këmbyer zjarr në baza ditore me trupat izraelite përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, e ka paralajmëruar Izraelin kundër çdo vrasjeje në tokën libaneze, duke u zotuar për “reagim të rëndë”.

Hezbollahu tha të martën se ka shënjestruar me raketa një grup të ushtarëve izraelitë në afërsi të Marjit. Sulmi, sipas Hezbollahut, ndodhi pas vrasjes së Arourit.

Për një kohë të gjatë, Izraeli kishte akuzuar Arourin për sulme vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të tij, por një zyrtar i Hamasit ka deklaruar se ai ishte po ashtu “në zemër të negociatave” të zhvilluara nga Katari dhe Egjipti lidhur me luftën në Gazë dhe për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka vrarë udhëheqësin e grupit radikal palestinez, por zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, tha se forcat izraelite janë në gatishmëri të lartë dhe të përgatitur për çfarëdo skenari.

“Gjëja e rëndësishme që duhet thënë sonte është se ne jemi të përqendruar dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar në luftën kundër Hamasit”, tha ai kur u pyet nga gazetarët lidhur me vrasjen e Arourit.

“Në pritje të martirizimit”

Izraeli kishte akuzuar Arourin, bashkëthemeluesin e krahut ushtarak të Hamasit apo siç njihet ndryshe si Brigada e al-Kasamit, se për vite me radhë kishte dhënë urdhra dhe kishte mbikëqyrur sulmet e Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli.

“Po pres për martirizim [vdekjen] dhe mendoj se kam jetuar shumë gjatë”, kishte deklaruar Arouri në gushtin e vitit 2023, duke aluduar në kërcënimet izraelite për të eliminuar udhëheqësit e Hamasit, qoftë në Gazë apo jashtë.

Nasser Kanaani, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, shtet që është mbështetës i fuqishëm i Hamasit dhe Hezbollahut, tha se vrasja e Arourit “padyshim do të rrisë rezistencën dhe motivin për të luftuar kundër pushtuesve zionistë [v.j. referencë për izraelitët] jo vetëm në Palestinë, por po ashtu në rajon dhe në mesin e të gjithëve në botë që kërkojnë liri”.

Qindra palestinezë kanë protestuar në Ramallah dhe në qytete të tjera në Bregun Perëndimor për të dënuar vrasjen e Arourit, duke brohoritur “hakmarrje, hakmarrje, Kasam!”.

Rebelët Huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq derisa Izraeli të ndalë konfliktin në Gazë.

Rebelët Huthi kanë paralajmëruar se do të sulmojnë luftanijet amerikane nëse ky grup do të shënjestrohet.

Rebelët Huthi kanë gjuajtur dy raketa balistike në jug të Detit të Kuq, edhe pse nuk është raportuar për dëme, njoftoi të martën vonë Komanda Qendrore e SHBA-së.

Autoriteti për tregti detare në Mbretërinë e Bashkuar ka raportuar për tri shpërthime afër një anijeje me mallra në Ngushticën e Bab al-Mandab, në lindje të Eritreas, por nuk ka raportuar për dëme.

SHBA-ja më herët ka njoftuar për një task-forcë ndërkombëtare detare për të mbrojtur anijet që kalojnë në Detin e Kuq.

Lufta në Gazë u nxit pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 persona dhe u morën peng afër 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se 207 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë luftës të arrijë në 22.185.

Izraeli ka thënë se tenton të shmangë dëmtimin e civilëve dhe ka fajësuar Hamasin se luftëtarët e tij janë në vendet e populluara me civilë, një akuzë që Hamasi e ka mohuar.

Sulmet e Izraelit në spitalin al-Shifa të Gazës nëntorin e kaluar shkaktuan zemërim në mbarë botën dhe shqetësim lidhur me fatin e civilëve dhe pacientëve që gjendeshin brenda spitalit.

Izraeli ka thënë se Hamasi ka përdorur tunelet nën spital si seli të tij dhe i ka përdorur pacientët si mburoja.

Një zyrtar amerikan tha më 2 janar, duke cituar një vlerësim të inteligjencës së SHBA-së, se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez kishin përdorur spitalin al-Shifa për të komanduar forcat dhe për të mbajtur disa pengje. Sipas vlerësimit amerikan, luftëtarët e Hamasit ishin larguar nga spitali para se trupat izraelite të hynin në të dhe të kryenin bastisje.

Bombardimet izraelite kanë bërë që 2.3 milionë banorët e Gazës të përballen me një fatkeqësi humanitare, përderisa shumë po përballen me uri për shkak të mungesës së furnizimeve ushqimore.

Përgjigjja e Hamasit për propozimin për armëpushim

Pak para vrasjes së Arourit, udhëheqësi kryesor i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili po ashtu gjendet jashtë Gazës, tha se grupi kishte dërguar përgjigjen e tij ndaj një propozimi të Egjiptit dhe Katarit për armëpushim.

Ai përsëriti se kushtet e Hamasit janë “ndalja e plotë” e ofensivës së Izraelit në këmbim të lirimit të mëtejmë të pengjeve.

Izraeli beson se 129 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, pasi disa u liruan paraprakisht gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, ndërkaq disa të tjerë u vranë gjatë sulmeve ajrore apo përpjekjeve për evakuim apo tentimeve për të ikur.

Izraeli është zotuar se do ta vazhdojë luftën derisa ta shkatërrojë Hamasin, por është e paqartë se çfarë planifikon të bëjë me enklavën nëse e arrin këtë qëllim dhe se çfarë do të ndodhë me mundësinë e një shteti të pavarur palestinez.

Në Uashington, Departamenti Shteti cilësoi si “nxitëse dhe të papërgjegjshme” deklaratat e ministrave të Qeverisë izraelite, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, të cilët po avokojnë për zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës.

Deklarata të tilla vënë në pah frikën e disa shteteve në botën arabe që kanë thënë se Izraeli dëshiron t’i dëbojë palestinezët nga toka ku ata dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre të ardhshëm, duke përsëritur një zhvendosje masive të palestineze që kishte ndodhur më 1948, kur u krijua Izraeli./REL

Inteligjenca e SHBA-së e “sigurt” se Hamasi përdori spitalin Shifa për fushatën kundër Izraelit

Shtetet e Bashkuara janë “të sigurta” se grupi palestinez, Hamas, që Uashingtoni e ka shpallur organizatë terroriste, kishte përdorur spitalin më të madh në Gazë për të mbajtur “të paktën disa” pengje që i rrëmbeu gjatë sulmit të përgjakshëm më 7 tetor në jug të Izraelit, u tha në një vlerësim të inteligjencës amerikane, që u deklasifikua më 2 janar dhe u nda për publikun nga një zyrtar.

Vlerësimi ofron mbështetjen më të fortë të SHBA-së për pretendimet e Izraelit lidhur me kompleksin e spitalit Shifa, në të cilin, forcat izraelite në nëntorin e kaluar kryen bastisje. Këto veprime të forcave izraelite nxitën dënim nga organizatat ndërkombëtare humanitare dhe disa anëtarë të partisë së presidentit amerikan, Joe Biden. Megjithatë, informacioni i publikuar nuk mbështet plotësisht pretendimin më të rëndësishëm të Izraelit se ky spital ka shërbyer si pika kyçe për aktivitetet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez. Zyrtari amerikan e shpërndau në kushte anonimiteti këtë vlerësim të inteligjencës amerikane.

“Komuniteti i inteligjencës në SHBA është i sigurt në gjykimin e tij për këtë çështje dhe në mënyrë të pavarur ka verifikuar informacionin se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez kanë përdorur ndërtesën e spitalit për disa qëllime që lidhen me fushatën e tyre kundër Izraelit”, u tha në vlerësim.

Aty po ashtu u tha se inteligjenca beson se grupet “e kanë përdorur kompleksin spitalor al-Shifa dhe vendet nën spital për të vendosur infrastrukturën komanduese, për të ushtruar për aktivitete të caktuara komanduese dhe të kontrollit, për të ruajtur armë dhe për të mbajtur të paktën disa pengje”.

SHBA-ja beson se anëtarët e Hamasit u evakuuan disa ditë para se Izraeli të kryente bastisje në spital më 15 nëntor 2023 dhe se kanë shkatërruar dokumente të ndjeshme dhe pajisje elektronike para se trupat izraelite të hynin në ndërtesë.

Më herët, zyrtarët amerikanë kishin thënë se kishte inteligjencë të klasifikuar, që ishte marrë në mënyrë të pavarur nga izraelitët, për të mbështetur bastisjen e Izraelit.

“Mund të konfirmoj për ju se ne kemi informacione se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez kanë përdorur disa spitale në Rripin e Gazës, përfshirë al-Shifa, dhe tunelet poshtë tyre për të fshehur dhe mbështetur operacionet e tyre ushtarake dhe për të mbajtur pengje”, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, një ditë para se Izraeli të hynte në spital.

Spitalet në Gazë kanë luajtur rol kyç në narrativët e palëve sa i përket luftës, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, ka lënë të vrarë 22.100 persona – edhe pse ky institucion nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve.

Sipas ligjit ndërkombëtar për luftën, spitalet gëzojnë një status të posaçëm të mbrojtjes. Por, ky status mund të humbet nëse spitalet përdoren për qëllime ushtarake.

Para bastisjes në spital, ushtria izraelite publikoi një model të detajuar 3D të spitalit Shifa në Gazë, ku shfaqeshin një sërë instilacionesh nëntokësore, që ushtria tha se ishin pjesë e një qendre komanduese dhe të kontrollit të Hamasit që gjendej nën ndërtesën më të madhe të kujdesit shëndetësor në Gazë. Ushtria izraelite ende nuk ka zbuluar ndonjë infrastrukturë pothuajse aq të madhe dhe të zhvilluar sa qendra e supozuar e komandës së Hamasit.

Si mund ta përshkallëzonte konfliktin vrasja e një zyrtari të lartë të Hamasit?

Nga: Bota sot

Siç kemi raportuar që nga mbrëmja e kaluar, nënkryetari i Hamasit, Saleh al Arouri me sa duket u vra në një sulm me dron në kryeqytetin e Libanit dje.

Vrasja ngre rrezikun e mundshëm të përhapjes së luftës në Gaza përtej enklavës palestineze.

Arouri është lideri i parë i lartë politik i Hamasit që vritet që nga sulmi i Izraelit në Gaza, dhe tashmë incidenti ka çuar në betimet për hakmarrje nga Hamasi dhe aleatët e tij. Milicia e fuqishme e Hezbollahut në Liban e paralajmëroi Izraelin kundër kryerjes së ndonjë atentati në territorin libanez, duke thënë se do të kishte një "reagim të ashpër".

Hezbollahu dhe Izraeli tashmë kanë shkëmbyer zjarr të përditshëm përtej kufirit që nga fillimi i luftës. Por dje grupi tha se kishte shënjestruar një grup ushtarësh izraelitë në afërsi të Marj me raketa pas vrasjes së Arourit.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit - një mbështetës kryesor i Hamasit dhe Hezbollahut - tha se vrasja "pa dyshim do të ndezë një rritje tjetër në venat e rezistencës dhe motivimin për të luftuar kundër pushtuesve sionistë, jo vetëm në Palestinë, por edhe në rajon. dhe mes të gjithë lirikërkuesve në mbarë botën”.

Qindra palestinezë marshuan nëpër rrugët e Ramallah dhe qytete të tjera në Bregun Perëndimor për të dënuar vdekjen e Arourit, duke brohoritur "Hakmarrje, hakmarrje, Qassam!" Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.

Macron i kërkon Izraelit të shmangë përshkallëzimin 'veçanërisht në Liban'

Nga: Bota sot

Presidenti francez ka ndërhyrë për t'i kërkuar Izraelit të shmangë përshkallëzimin e luftës jashtë Gazës. Emmanuel Macron i tha anëtarit të kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz se Izraeli duhet të ndalojë përshkallëzimin "veçanërisht në Liban", sipas një deklarate nga presidenca franceze.

Komentet pasojnë raportet se lideri i lartë i Hamasit, Saleh al Arouri u vra në Liban dje. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.

“Presidenti i Republikës theksoi se ishte thelbësore të shmangej çdo qëndrim përshkallëzues, veçanërisht në Liban, dhe se Franca do të vazhdojë t'u transmetojë këto mesazhe të gjithë lojtarëve të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në këtë zonë”, thuhet në deklaratën e zyrës së Macron. 

Presidenti francez ngriti gjithashtu shqetësime për numrin e vdekjeve të civilëve dhe situatën humanitare në Gaza.

Rebelët Houthi synojnë më shumë anije në Detin e Kuq - mbrojtja amerikane

Dy raketa balistike kundër anijeve u qëlluan në Detin e Kuq jugor nga militantët Houthi të mbështetur nga Irani, sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM).

Asnjë dëm nuk u raportua, por disa anije tregtare në zonë raportuan ndikimin e raketave në ujërat përreth, tha CENTCOM.

Autoriteti i Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu raportoi deri në tre shpërthime një deri në pesë milje detare nga një anije tregtare.

Sërish nuk pati raportime për dëme. Është sulmi më i fundit nga Houthis - të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit - që ka shënjestruar anijet tregtare në Detin e Kuq, për të cilët thotë se kanë lidhje izraelite ose po lundrojnë drejt Izraelit.

Grupi është zotuar të vazhdojë sulmet e tij derisa Izraeli të ndalojë konfliktin në Gaza dhe paralajmëroi se do të sulmonte anijet luftarake amerikane nëse vetë grupi i milicisë do të vihej në shënjestër.

Të shtunën, një komandant i lartë i marinës amerikane paralajmëroi se sulmet "të pamatur" nuk treguan shenja lehtësimi.

Tashmë disa linja detare pezullojnë operacionet përmes rrugës ujore si përgjigje, në vend të kësaj duke marrë një udhëtim më të gjatë rreth Afrikës.

Spitali amerikan 'i sigurt' i Gazës u përdor për të mbajtur pengje

Nga: Bota sot

Shtetet e Bashkuara janë "të sigurta" se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez përdorën spitalin më të madh të Gazës për të mbajtur "të paktën disa" pengje të kapur gjatë sulmit të tyre më 7 tetor.

Gjetjet e një vlerësimi të inteligjencës amerikane - dhe të ndara nga një zyrtar amerikan - ofrojnë mbështetjen më të fortë për pretendimet izraelite në lidhje me kompleksin spitalor Shifa.

Ai thotë se beson se grupet "përdorën spitalin al Shifa dhe vendet poshtë tij për të strehuar infrastrukturën komanduese, për të ushtruar aktivitete të caktuara komanduese dhe kontrolli, për të ruajtur disa armë dhe për të mbajtur të paktën disa pengje".

Shtetet e Bashkuara thonë se spitali më pas u evakuua nga anëtarët e Hamasit dhe dokumentet e ndjeshme u shkatërruan.Kjo është e rëndësishme pasi në nëntor, spitali u bastis nga forcat izraelite, një veprim që u kritikua ashpër nga organizatat globale humanitare dhe disa anëtarë të Partisë Demokratike të Presidentit Joe Biden.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se 22,100 njerëz (luftëtarë dhe civilë) janë vrarë në Gaza, shumë prej të cilëve në spitale apo kampe refugjatësh. Spitalet zakonisht janë nën statusin e mbrojtur sipas ligjeve ndërkombëtare të luftës, por ata mund ta humbasin atë status nëse përdoren për qëllime ushtarake.Përpara bastisjes, ushtria izraelite zbuloi një model të detajuar 3D të spitalit që tregon atë që ata thanë se ishin një seri instalimesh nëntokësore për të cilat tha se ishin pjesë e një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit nën spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat