Të paktën 20 të vrarë nga shpërthimet në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian

Azia

Të paktën 20 të vrarë nga shpërthimet në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian

Më: 3 janar 2024 Në ora: 14:25
Ngjarja e organizuar në Iran në 4-vjetorin e vrasjes së Qassem Soleimanit.

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjarje në Iran, e organizuar për të nderuar një gjeneral që u vra në një sulm ajror amerikan më 2020.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, citoi kreun e shërbimeve të emergjencës, Mohammad Saberi, lidhur me numrin e viktimave.

Shpërthimet ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.

Shpërthimet ndodhën afër vendimit ku është varrosur Soleimani në Kerman, që gjendet 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimet. Autoritetet thanë se disa persona u plagosën përderisa po iknin nga vendi i ngjarjes.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe mbi 200 të plagosur./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat