Kreu i Hezbollahut thotë se nuk kanë frikë nga lufta, paralajmëron se do të jetë shumë e kushtueshme për Izraelin

Azia

Kreu i Hezbollahut thotë se nuk kanë frikë nga lufta, paralajmëron se do të jetë shumë e kushtueshme për Izraelin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:18
Lideri i Hezbollahut

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah e ka përfunduar fjalimin e tij në Bejrut pak çaste më parë duke thënë “ne nuk kemi frikë nga lufta” me Izraelin.

Ai tha se vrasja e një figure të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri, në Liban dje në zyrat e Hamasit në Bejrut, për të cilën Hamasi dhe aleati i tij, Hezbollahu i mbështetur nga Irani, fajësojnë Izraelin “nuk do të mbetet pa përgjigje ose pa u ndëshkuar”, shkruajnë mediat e huaja.

Nasrallah u zotua se vrasja e Arourit në tokën libaneze përfaqësonte “një krim të madh dhe të rrezikshëm për të cilin ne nuk mund të heshtim”.

Ai paralajmëroi se nëse Izraeli zgjedh luftën me Hezbollahun “ajo do të jetë shumë e kushtueshme”.

Sipas tij, mbështetja për rezistencën palestineze po rritej në të gjithë Libanin.

Në fjalimin e tij të mërkurën që zgjati përafërsisht 1 orë e 20 minuta, ai ka pohuar se sulmet në Izraelin jugor nga Hamasi më 7 tetor, e kanë dëmtuar Izraelin.

“Ajo që ka ndodhur që nga 7 tetori dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen e ka dobësuar Izraelin”, citohet të ketë thënë ai.

Ai tani po paralajmëron se nëse Izraeli [më tej] sulmon Libanin, rezistenca e Hezbollahut, grupi militant anti-izraelit dhe forca politike me bazë në Liban nuk do të njohin kufij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat