Pas sulmeve nga Hamasi gazetarja izraelite mban gjithmonë armë, shfaqet edhe në studion e emisionit

Azia

Pas sulmeve nga Hamasi gazetarja izraelite mban gjithmonë armë, shfaqet edhe në studion e emisionit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:12
Gazetare

Gazetarja izraelite Lital Semesh e cila punon për Channel 14, në prezantimin e emisionit të saj është parë me një armë në brez. Mediat izraelite kanë publikuar fotografi të gazetares me armë në brez.

Duket se që pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi, Semes dhe shumë bashkatdhetarë të saj janë pajisur me armë.

Nuk janë vetëm ushtarët me uniformë që mbajnë armë, por duket se edhe qytetarët janë pajisur me armë. Mediat e huaja shkruajnë se qeveria ka zbutur rregullat për mbajtjen e armëve për t’i lejuar qytetarët të mbrohen në rast të një sulmi.

Gazetarja Semesh është aktive në raportimet e saj për luftën dhe në postimet të ndryshme në rrjete sociale është parë me veshje ushtarakeve, me sulmeve në Rripin e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat