Presidenti iranian anulon vizitën në Turqi pas sulmeve vdekjeprurëse në Keman

Azia

Presidenti iranian anulon vizitën në Turqi pas sulmeve vdekjeprurëse në Keman

Më: 3 janar 2024 Në ora: 21:19
Ebrahim Raisi

Presidenti iranian Ebrahim Raisi anuloi vizitën e tij të planifikuar në Turqi pas sulmeve në qytetin juglindor të Kermanit të mërkurën, në të cilat u vranë të paktën 100 njerëz dhe plagosën shumë të tjerë.

Zyra e presidentit turk Tajip Erdogan dhe agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA konfirmuan vendimin për të anuluar vizitën e së enjtes, e cila vjen pasi një udhëtim i planifikuar më parë nga Raisi në dhjetor u shty gjithashtu.

"Pas sulmeve terroriste në Kerman në të cilat u vranë shumë iranianë, presidenti anuloi vizitën e tij në Turqi. Ky udhëtim do të bëhet në një kohë të përshtatshme", tha për agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, Mohammad Jamshidi, ndihmës politik në zyrën e Presidentit Raisi.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë tha se vizita u shty për një datë të mëvonshme pas një telefonate me Presidentin Raisi, në të cilën Presidenti Erdogan dënoi sulmin, ofroi ngushëllime dhe i bëri thirrje Iranit që të vepronte së bashku në "luftën kundër terrorizmit".

Temë kryesore e takimit tashmë të anuluar mes dy udhëheqësve pritej të ishte lufta Izrael-Hamas, një çështje e rrallë për të cilën Irani dhe Turqia kanë qëndrime të ngjashme. Ankaraja dhe Teherani kanë shprehur mbështetje për Hamasin në deklaratat e tyre publike.

Udhëheqësit e Iranit dhe Turqisë kanë kritikuar operacionet ushtarake të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, në të cilat janë vrarë mijëra palestinezë. Izraeli filloi një ofensivë të gjerë ushtarake ndaj Hamasit në Rripin e Gazës, pasi militantët e këtij grupi kryen një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat