Holanda, Arabia Saudite,…: Të tjera shtete dënojnë thirrjen e Izraelit për migrimin e detyruar të palestinezëve

Azia

Holanda, Arabia Saudite,…: Të tjera shtete dënojnë thirrjen e Izraelit për migrimin e detyruar të palestinezëve

Më: 4 janar 2024 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Holanda tha se thirrjet e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich për “migrimin vullnetar” të palestinezëve nga Rripi i Gazës janë “të papërgjegjshme”.

Sipas mediave të huaja, Holanda refuzon çdo thirrje për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza ose zvogëlimin e territorit palestinez.

“Kjo nuk i përshtatet një zgjidhjeje të ardhshme me dy shtete, me një shtet palestinez ‘të zbatueshëm’ së bashku me një Izrael të sigurt”.

Ndërkohë të mërkurën, Arabia Saudite gjithashtu dënoi deklaratat dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve ndërkombëtare që Izraeli të mbahet përgjegjës.

Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi kanë kundërshtuar gjithashtu çdo masë izraelite për të dëbuar palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndryshe, sekretari amerikan i shtetit është planifikuar të bëjë një vizitë tjetër në rajon, duke përfshirë një ndalesë në Izrael, të mërkurën, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve AFP.

Ky do të jetë turneu i tij i katërt në Lindjen e Mesme që kur shpërtheu lufta në Gaza, ndërsa SHBA-ja përpiqet të balancojë një varg aleancash arabe të zemëruara nga mbështetja e plotë e Uashingtonit ndaj Izraelit gjatë konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat