Sulm ajror izraelit në jug të Libanit, vriten 4 anëtarë të Hezbollah

Azia

Sulm ajror izraelit në jug të Libanit, vriten 4 anëtarë të Hezbollah

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani ka thënë se katër anëtarë të tjerë të tij janë vrarë në atë që media shtetërore thotë se ishte një sulm ajror izraelit në fshatin Naqoura.

Stacioni televiziv Al-Manar i Hezbollah bëri një homazh për të katërt, duke i përshkruar si “martirë” dhe thanë se përfshinte zyrtarin lokal Husein Yazbek. Sipas informacioneve, avionët izraelitë bombarduan një shtëpi trekatëshe, duke e shkatërruar plotësisht. Sulmi gjithashtu plagosi nëntë civilë.

Times of Israel tha se numri i përgjithshëm i anëtarëve të Hezbollahut që janë vrarë që nga fillimi i luftës në tetor tani ka shkuar në 150.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Mbrëmë, ushtria izraelite postoi një video në rrjetet sociale, ku tregonte se po sulmonte “objektivat e organizatës terroriste Hezbollah në territorin libanez”.

Pamjet tregojnë ndërtesa të ndryshme që goditen, të ndjekur nga shpërthime të mëdha dhe tymi që ngrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat