Aksidenti tragjik në Japoni/ Pilotët: Nuk e pamë avionin tjetër deri kur u përplasëm

Azia

Aksidenti tragjik në Japoni/ Pilotët: Nuk e pamë avionin tjetër deri kur u përplasëm

Më: 4 janar 2024 Në ora: 14:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pilotët e avionit të Japan Airlines me 379 persona në bord u shprehën se nuk e panë avionin me të cilin u përplasën, gjatë uljes së tyre në aeroportin Haneda të Tokios. Ata e kuptuan që po përplaseshin vetëm në momentin  fundit.

“Ne nuk kishim kontakt vizual me aeroplanin e rojes bregdetare, na thanë pilotët. Ata thonë se pikërisht kur rrotat po preknin tokën, ose ishin gati ta preknin atë, ata ndjenë një përplasje”, tha përfaqësues i JAL, kur u pyet për përplasjen që vrau pesë nga gjashtë personat në bordin e Bombardier Dash 8, me të cilin ndodhi përplasja.

“Një nga tre pilotët na tha se ai pa një objekt vetë pak përpara goditjes,” shtoi ai.

Ngjarja tragjike me 5 viktima ndodhi të martën rreth orës 17:47. Fluturimi JAL516, me origjinë nga Sapporo në pjesën veriore të arkipelagut, u përplas teksa ulej ulje me një avion më të vogël që po përgatitej të ngrihej, për një fluturim për në Gadishullin Noto, ku një tërmet i tmerrshëm kishte goditur zonën të hënën.

Përplasja shkaktoi një shpërthim spektakolar dhe Airbus A350-900 menjëherë mori flakë dhe u ndal disa qindra metra larg në buzë të pistës.

Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit u evakuuan përpara se ky aeroplan pasagjerësh të shkatërrohej plotësisht nga flakët.

Hetuesit japonezë, francezë, britanikë dhe kanadezë janë mobilizuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat