Bilanc tragjik, rreth 23 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Azia

Bilanc tragjik, rreth 23 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më: 6 janar 2024 Në ora: 10:05

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka shkuar në 22.600, ndërsa 57.910 persona janë plagosur, sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Të paktën 162 palestinezë u vranë dhe 296 u plagosën në 24 orët e fundit në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

“Forcat izraelite kryen 15 sulme kundër familjeve në Rripin e Gazës, të cilat çuan në rritjen e numrit të viktimave me 162 dhe 296 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat