Palestinezët do të vendosin për të ardhmen e Gazës, jo Izraeli, këmbëngul sekretari i PLO-së

Azia

Palestinezët do të vendosin për të ardhmen e Gazës, jo Izraeli, këmbëngul sekretari i PLO-së

Më: 6 janar 2024 Në ora: 11:27
Palestina

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein al-Sheikh tha të shtunën se “e ardhmja e Rripit të Gazës përcaktohet nga populli palestinez, jo nga Izraeli”.

Deklarata vjen pas debateve brenda Izraelit mbi planin për Gazën kur të përfundojë lufta, raporton CNN.

Duke iu përgjigjur këtyre planeve për Gazën e pasluftës, Al-Sheikh tha: “Të gjithë skenarët e propozuar nga politikanët dhe udhëheqësit e okupimit do të çojnë vetëm në dështim. Arritja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe largimi i okupimit është zgjedhja jonë, programi dhe strategjia jonë”.

Si komponenti kryesor i Autoritetit Palestinez, PLO drejton pjesërisht Bregun Perëndimor të pushtuar. Ajo u rrëzua nga Hamasi i Gazës në vitin 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat