Tentuan të hynin në zyrën presidenciale, arrestohen 20 studentë në Korenë e Jugut

Azia

Tentuan të hynin në zyrën presidenciale, arrestohen 20 studentë në Korenë e Jugut

Më: 6 janar 2024 Në ora: 12:18

Policia në Korenë e Jugut ka arrestuar ditën e sotme, 20 studentë që po tentonin të hynin në zyrën presidenciale në qendër të Seulit, sipas një njoftimi të zyrtarëve.

Anëtarët e Unionit Progresiv të Universitetit të Koresë u arrestuan në vend pasi dyshohet se u përpoqën të hynin në kompleksin e zyrës presidenciale duke kaluar gardhin rrethues.

Para se të përpiqeshin të hynin, studentët organizuan një protestë jashtë kompleksit, duke kërkuar një hetim të posaçëm për Zonjën e Parë Kim Keon-hee dhe një takim me zyrtarët presidencialë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat