Një 90-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga shtëpia e shembur pesë ditë pasi tërmeti vrau 126 njerëz në Japoni

Azia

Një 90-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga shtëpia e shembur pesë ditë pasi tërmeti vrau 126 njerëz në Japoni

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Një grua e moshuar është nxjerrë e gjallë nga një shtëpi e shembur 124 orë pasi një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë.

Sipas mediave të huaja, banorja e bllokuar, e cila është në moshën 90-vjeçare, kishte mbijetuar për më shumë se pesë ditë në qytetin Suzu, prefektura Ishikawa, pasi lëkundjet me magnitudë 7.6 goditën bregdetin perëndimor të vendit të hënën.

Punonjësit e shpëtimit mbuluan skenën me plastikë blu të shtunën dhe gruaja nuk ishte e dukshme në pamjet e lajmeve të televizionit kombëtar.

Të enjten, një grua rreth të 80-ave u shpëtua gjithashtu nga rrënojat e shtëpisë së saj. Shanset e njerëzve për t’i mbijetuar tërmeteve shpesh zvogëlohen pas 72 orëve të para.

Të paktën 126 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur, 500 u lënduan dhe më shumë se 200 janë ende të zhdukur, pasi pasgoditjet kërcënojnë të “varrosin” shtëpitë dhe të bllokojnë rrugët.

Tërmeti shkatërroi infrastrukturën dhe ndërpreu energjinë në 22,000 shtëpi në rajonin e Hokuriku, ndërsa më shumë se 30,000 të evakuuar presin ndihmë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat