Forcat izraelite: Kemi vrarë një operativ të Hamasit, ai është përgjegjës për sulmet me raketa të lëshuara nga Siria

Azia

Forcat izraelite: Kemi vrarë një operativ të Hamasit, ai është përgjegjës për sulmet me raketa të lëshuara nga Siria

Më: 8 janar 2024 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), thanë se kanë vrarë një operativ të Hamasit, për të cilin pretendonte se ishte përgjegjës për sulmet me raketa kundër Izraelit nga Siria.

Hassan Hakashah u vra nga forcat izraelite në Beit Jinn në Siri, tha IDF-ja në një deklaratë, raporton The Guardian.

Ajo mes tjerash tha se ai ishte një “figurë qendrore përgjegjëse për raketat e lëshuara nga Hamasi nga territori sirian drejt Izraelit në javët e fundit”.

“Ne nuk do të lejojmë terrorizmin nga territori sirian dhe do ta mbajmë Sirinë përgjegjëse për të gjitha aktivitetet që rrjedhin nga territori i saj”, deklaroi IDF-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat