LIVE: Tensione të mëdha/ Përplasje e ashpër mes Izraelit dhe Hezbollahut, kjo është kërkesa urgente e Blinken!

Azia

LIVE: Tensione të mëdha/ Përplasje e ashpër mes Izraelit dhe Hezbollahut, kjo është kërkesa urgente e Blinken!

Nga: BOTA SOT Më: 10 janar 2024 Në ora: 06:14 Përditësuar në ora: 06:16 më 10.01.2024
Gaza

Ushtria izraelite njofton vrasjen e komandantit të Hezbollahut në Liban

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan këtë të martë se kishin vrarë një komandant të Hezbollahut përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit.

Zëdhënësi i IDF-së kundëradmirali Daniel Haggari njoftoi se një sulm ajror më herët në Libanin jugor vrau Ali Hussein Barzi.

Ai u tha se ishte përgjegjës për “dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit“, duke përfshirë sulmin e mëngjesit të sotëm në një seli ushtarake në Safed (veri).

Ushtria izraelite publikoi videon e sulmit ajror që synonte makinën në të cilën po udhëtonte Ali Hussein Barzi.

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin në Liban, Hezbollahu e mohon

Hezbollahu ka mohuar pretendimin e ushtrisë izraelite se ka vrarë komandantin e njësisë ajrore të këtij grupi në Libanin jugor, Ali Husein Barji, në një sulm ajror të martën.

Në një deklaratë, Hezbollah tha se “komandanti nuk iu nënshtrua kurrë ndonjë atentati siç pretendoi armiku”, shkruan The Guardian.

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan këtë të martë se kishin vrarë një komandant të Hezbollahut përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit.

Zëdhënësi i IDF-së kundëradmirali Daniel Haggari njoftoi se një sulm ajror më herët në Libanin jugor vrau Ali Hussein Barzi. Ai u tha se ishte përgjegjës për “dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit“, duke përfshirë sulmin e mëngjesit të sotëm në një seli ushtarake në Safed (veri).

Blinken i kërkon Izraelit që të angazhohet me udhëheqësit rajonal për planet e pasluftës në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit të martën që të bashkëpunojë me palestinezët e moderuar dhe vendet fqinje lidhur me planet për Gazën pas luftës, duke thënë se ata janë të gatshëm që të ndihmojnë për rindërtimin dhe qeverisjen e territorit, por vetëm nëse ka një "rrugë drejt një shteti palestinez".

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndajnë të njëjtin qëndrim në luftën kundër Hamasit, por kanë dallime të theksuara lidhur me të ardhmen e Gazës. Uashingtoni dhe aleatët arabë shpresojnë të ringjallin procesin e paqes, një ide që kundërshtohet ashpër nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe partnerët e tij të koalicionit.

Lufta intensive ka shkaktuar një katastrofë humanitare në Rripin e Gazës ndërsa konflikti ka nxitur përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban, çka ka shtuar drojën për përhapjen e konfliktit në rajon.

Gjatë një konference shtypi pas takimit me udhëheqjen e lartë izraelite, Sekretari Blinken tha se Izraeli “duhet të ndalojë hedhjen e hapave që dëmtojnë aftësitë e palestinezëve për të qeverisur veten në mënyrë efektive”. Izraeli, shtoi ai “duhet të jetë partner me udhëheqësit palestinezë që janë të gatshëm të udhëheqin popullin e tyre” dhe të jetojnë “krah për krah në paqe me Izraelin”.

Dhuna e kolonëve, zgjerimi i vendbanimeve, prishja e shtëpive dhe dëbimet “të gjitha këto e bëjnë më të vështirë, jo më të lehtë, për Izraelin që të arrijë paqe dhe siguri të qëndrueshme”.

Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Autoritetit Palestinez, i cili aktualisht administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, që të marrë frenat në Gazë.

Udhëheqësit izraelitë e kanë hedhur poshtë këtë ide dhe nuk kanë paraqitur një plan konkret. Izraeli ka thënë se do të mbajë një kontroll ushtarak pa afat të kufizuar.

Zoti Blinken ka thënë se Arabia Saudite, Jordania, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë rënë dakord që të fillojnë planifikimet për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës.

Udhëheqësit e Jordanisë, Egjiptit dhe Autoritetit Palestinez do të takohen të mërkurën në qytetin jugor Akaba të Detit të Kuq në Jordani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat