Takimi mes Blinken dhe Abbas raportohet se ka qenë ‘mjaft i tensionuar’ – mediat japin detajet

Azia

Takimi mes Blinken dhe Abbas raportohet se ka qenë ‘mjaft i tensionuar’ – mediat japin detajet

Më: 11 janar 2024 Në ora: 08:22
Foto nga takimi

Disa burime kanë thënë se takimi mes Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe presidentit të Autoritetit Palestinez ka qenë në fakt mjaft i tensionuar dhe ka pasur shumë debate dhe mosmarrëveshje.

Kështu shkruan Al Jazeera, sipas të cilit medium, një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes që Mahmoud Abbas i vuri në pah Antony Blinken ishte fakti se fondet që supozohej t’i jepeshin Autoritetit Palestinez janë ende të ngrira.

Ministri izraelit i financave dhe ultra-nacionalisti i njohur Bezalel Smotrich ka thënë se këto fonde nuk do t’i shkojnë Autoritetit Palestinez dhe ato janë ngrirë prej muajsh.

Abbas u raportua duke i thënë Blinken se nëse ai nuk mund ta zgjidhë as këtë çështje themelore në lidhje me paratë dhe financimin, si do të ndihmojë në një proces paqeje dhe një rrugë drejt një shteti palestinez?

Për më tepër, kujton Al Jazeera, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dëshiron të shohë një Autoritet Palestinez të rigjallëruar të marrë kontrollin e Rripit të Gazës.

Ky ka qenë qëndrimi amerikan për disa kohë.

Por izraelitët janë kundër Autoritetit Palestinez në formën e tij aktuale që të udhëheq me çështjet civile në Gaza.

Izraelitët kanë thënë se pavarësisht se kush do të marrë kontrollin në Gaza, çfarëdo entiteti palestinez të jetë, sido që të duket, ata do të kenë ende një lloj kontrolli sigurie dhe ushtarake në Gaza – dhe të jenë të lirë të vijnë e të shkojnë si të duan.

Kjo, natyrisht, refuzohet nga palestinezët, pasi mund të jetë e ngjashme me atë që ndodh në Bregun Perëndimor të pushtuar çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat