Gjenerali Houthi pretendon se ‘beteja e madhe ka shpërthyer’ në Detin e Kuq

Azia

Gjenerali Houthi pretendon se ‘beteja e madhe ka shpërthyer’ në Detin e Kuq

Më: 12 janar 2024 Në ora: 08:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një gjeneral Houthi ka pohuar pa dhënë prova se luftanijet amerikane dhe britanike janë goditur në Detin e Kuq.

Gjeneralmajor Abdul Salam Jahaf tha se një “betejë e madhe ka shpërthyer” në ujëra në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Sky News.

Por një orë pas deklaratës së tij, të postuar në X, Reuters raportoi se nuk kishte ndodhur asnjë veprim hakmarrës.

Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve se ata “nuk do të habiteshin të shihnin një lloj përgjigjeje”.

Pas sulmeve, gjeneralmajor Salam Jahaf tha: “Barbarisë amerikane, britanike dhe izraelite i është dhënë një përgjigje dhe tani një betejë e madhe ka shpërthyer në Detin e Kuq”.

“Është e sigurt se një numër i luftanijeve amerikane dhe britanike janë goditur”.

Megjithatë, Sky News thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat