​Shpërthen vullkani në Japoni, paralajmërohet rrezik nga gurët e mëdhenj

Azia

​Shpërthen vullkani në Japoni, paralajmërohet rrezik nga gurët e mëdhenj

Më: 13 janar 2024 Në ora: 20:44
Ilustrim

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se një shpërthim vullkanik ndodhi sot në ishullin Suwanosejima në prefekturën Kagoshima në jugperëndim të vendit.

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 0.22 të mëngjesit me orën lokale (15:22 GMT).

Asnjë dëm nuk u konfirmua nga shpërthimi, njoftoi NHK, duke cituar një stacion policor lokal në prefekturën Kagoshima.

Banorët në afërsi të vullkanit janë këshilluar të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre, tha agjencia.

Qeveria e ka ngritur nivelin e alarmit në shkallën tre nga pesë për zonën e Suwanosejima, që do të thotë se njerëzit nuk duhet t'i afrohen kraterit.

Ata paralajmërojnë se gurë të mëdhenj mund të hidhen në ajër në një rreze prej dy kilometrash nga krateri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat