Shefi i Sigurisë së Izraelit do të dorëhiqet në fund të luftës, pretendon ish-zyrtari i inteligjencës

Azia

Shefi i Sigurisë së Izraelit do të dorëhiqet në fund të luftës, pretendon ish-zyrtari i inteligjencës

Më: 14 janar 2024 Në ora: 12:29
Ronen Bar

Ronen Bar, shefi i Agjencisë të Sigurisë së Izraelit – Shin Bet, do të japë dorëheqjen nga posti i tij në fund të luftës në Gaza për dështimet e inteligjencës përpara sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor, tha për Radio Army ish-kreu i Shin Bet, Yaakov Perry.

“Kam folur me të drejtpërdrejt për atë që pritet dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë një nga të parët që do të dorëzojë çelësat. Qëllimi i tij është të largohet nga pozicioni”, thotë Perry.

Më 15 tetor, Bari pranoi përgjegjësinë e tij personale për mungesën e një paralajmërimi të hershëm për sulmin ndaj komuniteteve të Izraelit jugor, shkruan The Times of Israel.

“Pavarësisht nga një sërë veprimesh që ne kryem, për fat të keq, më [7 tetor] nuk ishim në gjendje të gjeneronim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte pengimin e sulmit,” shkroi ai në atë kohë në një mesazh drejtuar anëtarëve të agjencisë.

“Si ai që drejton organizatën, përgjegjësia për këtë është e imja. Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë”,  tha Bar.

Agjencia e Sigurisë së Izraelit, e njohur më mirë me akronimet Shabak ose Shin Bet, është shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat