LIVE: Zëdhënësi i Hamasit mban fjalimin për 100 ditët e luftës, derisa luftimet e ashpra po vazhdojnë!

Azia

LIVE: Zëdhënësi i Hamasit mban fjalimin për 100 ditët e luftës, derisa luftimet e ashpra po vazhdojnë!

Nga: Bota sot Më: 15 janar 2024 Në ora: 07:09 Përditësuar në ora: 20:34 më 15.01.2024
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Hamasit mban fjalim për 100 ditët e luftës mes këtij grupi militant dhe ushtrisë izraelite

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Brigadës Al-Qassam, Abu Obeida njoftoi intensifikimin e operacioneve ushtarake nga Hamasi dhe aleatët e tij nga Libani, Iraku dhe Jemeni kundër Izraelit.

Në një fjalim të transmetuar për shënimin e 100 ditës së luftës në Rripin e Gazës, Abu Obeida theksoi se beteja e Gazës është një pikë kritike në historinë e popullit palestinez, duke thënë se ishte “një ulërimë që kumbonte, duke çliruar kombe të tëra dhe njerëzit e kolonizuar”.

Zëdhënësi vuri në dukje dallimet e mëdha midis Lëvizjes së Rezistencës dhe ushtrisë izraelite, në aspektin e aftësive ushtarake, në të cilat rezistenca palestineze arriti t’i kapërcejë këto vështirësi dhe t’i japë goditje të rënda IDF-së.

Abu Obeida tha se Lëvizja e Rezistencës në Rripin e Gazës i ka shkaktuar armikut humbje të konsiderueshme dhe vazhdon ta bëjë këtë.

Ai tha se humbjet e pësuara nga ushtria izraelite, gjatë pushtimit të Rripit të Gazës, tejkalojnë ato të shkaktuara më 7 tetor.

Theksoi se operacionet tokësore të kryera nga luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës, në kuadër të betejës së vazhdueshme, “do të hyjnë në historinë e Umetit tonë si një nga betejat më të mëdha dhe më të shenjta”.

Sa i përket numrave, zëdhënësi tha se luftëtarët e al-Qassam shkatërruan dhe shënjestruan rreth 1000 automjete ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Ai theksoi se shumica e armëve të përdorura nga luftëtarët e fraksionit ishin armë të bëra vetë, të cilat përfshinin mjete shpërthyese të improvizuara, granata, raketa e pushkë snajper dhe plumba.

Megjithatë, Abu Obeida theksoi se këto armë do të ishin të kota nëse nuk do të ishte “produkti më i rëndësishëm i prodhuar në vend, përkatësisht luftëtarët palestinezë, të cilët në mënyrë krijuese i përdorën këto mjete për t’iu kundërvënë me guxim forcave pushtuese, pavarësisht kushteve të vështira”.

“Brigadat Al-Qassam dhe këto armë nuk do të ishin të dobishme kundër arsenalit amerikan nëse nuk do të ishte për produktin më të rëndësishëm, që është luftëtari palestinez, vullneti dhe vendosmëria e të cilit qëndrojnë si një forcë e pandalshme në terren”, tha ndër tjera.

Duke folur për operacionet e ardhshme dhe objektivat kryesore të Brigadave Al-Qassam, zëdhënësi e bëri të qartë se çdo bisedë që nuk rrotullohet rreth një angazhimi për t’i dhënë fund agresionit kundër popullit palestinez “nuk ka vlerë”.

Ai gjithashtu theksoi se operacionet e Lëvizjes së Rezistencës do të zgjerohen çdo ditë derisa IDF të ndalojë armiqësitë e saj.

Lidhur me të burgosurit izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës, Abu Obeida theksoi se fati i shumë të burgosurve kohët e fundit është bërë i panjohur, duke treguar se shumë prej tyre ka të ngjarë të jenë vrarë.

Ai e quajti pushtimin përgjegjës për fatin e tyre, duke ripohuar se “armiku nuk arriti të arrinte objektivat e tij dhe nuk mundi të lironte asnjë të burgosur të mbajtur nga Rezistenca”.

Të paktën pesë palestinezë të plagosur nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite kanë qëlluar dhe plagosur një palestinez në pikën e kontrollit ushtarak në Qalandia.

Pika kryesore e kalimit midis Ramallah dhe Jerusalemit.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe tha se 28-vjeçari u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të barkut në pikën e kontrollit.

WAFA gjithashtu raportoi se katër palestinezë u plagosën gjatë një bastisjeje izraelite në qytetin e Nablus.

Ministri i Jashtëm italian: Izraeli nuk po sulmon popullsinë civile

“Izraeli ishte viktimë e një sulmi çnjerëzor. Ajo që ndodhi me civilët izraelitë është diçka që nuk e kemi parë kurrë. Reagimi i Izraelit është legjitim; është e drejtë të godasësh bazat terroriste nga të cilat u lëshuan raketat kundër popullatës izraelite”.

Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm Antonio, në lidhje me sulmet izraelite në Gaza.

Gjatë një interviste, ai i bëri thirrje Izraelit të mos sulmojë popullsinë civile palestineze që nuk ka lidhje me Hamasin.

“Ne nuk duhet ta ngatërrojmë Hamasin me popullin palestinez”, shtoi kreu i Farnesina, “edhe nëse është e vërtetë se Hamas po përdor popullsinë civile si mburojë për të akuzuar më pas Izraelin se po sulmon civilët.

Tajani kujtoi gjithashtu rolin e Italisë në rajonin e konfliktit, ku theksoi se Roma po bën gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të pafajshmit.

Çfarë të ardhme kanë palestinezët në Gaza?

Çfarë do të ndodhë pas luftës në Gaza? Në një kohë që ministra të veçuar izraelitë kërkojnë largimin e palestinezëve, qeveria e djathtë izraelite nuk ka paraqitur ndonjë plan. Ekspertët thonë, shumë gjëra varen nga SHBA.

Tre muajt e fundit për Muhamed Ali ishin një odise e vërtetë në kërkim të sigurisë, që në Gaza nuk ekziston. Bashkë me familjen, Muhamed Ali duhej të kërkonte disa herë një strehë ku të fuste kokën. Shtëpia e tij në qytetin e Gazës është shkatërruar nga sulmet izraelite, shkruan Muhamed. "Ne kemi kërkuar në fillim mbrojtje në spitalin aty afër, Al-Kuds. Kur na u tha që duhej të largoheshim edhe prej aty, erdhëm në Nuseirat, (në qendër të Rripit të Gazës). Por momentalisht jemi në Rafah", shkruan ai në një mesazh.

Tre muaj pasi Izraeli i shpalli luftë Hamasit ekstremist, organizatë që nga SHBA, BE, Gjermania kategorizohet si organizatë terroriste, inxhinieri 35 vjeçar ka frikë jo vetëm për mbijetesën e përditshme, por edhe si do të jetë e ardhmja. Kjo jo vetëm, sepse së fundmi, politikanë izraelitë, mes tyre edhe ministra të qeverisë ultra të djathtë të kryeministrit, Benjamin Netanjahu, e vënë në pikëpyetje, nëse popullsia e Gazës duhet të kthehet sërish aty. "Ne shpresojmë që të mos ketë dëbime të detyruara, që lufta të marrë fund dhe të njerëzit të kthehen në vendbanimet e tyre. Mjaft më me atë që ndodhi, duhet të ketë një fund", thotë Muhamed Ali për DW.

Zyrtarisht as kabineti izraelit dhe as kabineti i zgjeruar i sigurisë nuk janë në ujdi se çfarë do të ndodhë me Gazën dhe 2,2 milionë banorët e saj pas luftës. Diskursi politik në vend është i fokusuar tek "eliminimi" i Hamasit që është përgjegjës për sulmet terroriste më 7 tetor, ku u vranë rreth 1200 vetë. Dhe për lirimin e rreth 130 pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës.

"Largim vullnetar" i palestinezëve nga Gaza

Politikanë të ekstremit të djathtë, si ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, ministër për Sigurinë Kombëtare nuk e fshehin aspak, se ata e përfytyrojnë të ardhmen e Gazës pa palestinezë dhe të mbushur me ngulime të reja izraelite. "Ajo që duhet bërë me Gazën, është nxitja e largimit", ka thënë Smotrich së fundmi në një intervistë me radion e ushtrisë izraelite. "Nëse në Gaza ka 100.000 ose 200.000 arabë dhe jo 2 milionë, i gjithë diskutimi për ditën më pas do të jetë tërësisht ndryshe". Ben Gvir kërkoi të nxitej "largimi vullnetar" i palestinezëve nga Rripi i Gazës. Edhe parlamentarë të tjerë dhe anëtarë të kabinetit janë shprehur pak a shumë kështu. Në mediat izraelite është raportuar për negociata me vende të treta, që do të ishin të gatshme të pranonin palestinezët, si Republika Demokratike e Kongos, Ruanda apo Çadi. Por të treja këto vende i kanë hedhur poshtë këto raportime si jo të vërteta.

Netanjahu: Nuk ka qëllim për të pushtuar afatgjatë Gazën

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant i ka refuzuar planet për ngulime nga partnerët djathtistë të koalicionit. Nuk do të ketë "prezencë civile [izraelite] në Gaza", thuhet në një plan për të ardhmen e Gazës të prezantuar në fillim të janarit. Sipas tij, Gaza duhet të qeveriset nga palestinezët, thuhet në plan, në një kohë që Izraeli ka në dorë kontrollin e sigurisë. Edhe kryeministri Netanjahu ka bërë të qartë, se Izraeli "nuk ka qëllim që të mbajë të pushtuar në plan afatgjatë Gazën apo të dëbojë popullsinë civile". Izraeli tërhoqi ngulimet në Rripin e Gazës në vitin 2005. Ai ka kontrollin mbi kufijtë detarë dhe tokësorë si edhe hapësirën ajore, nga koha kur Hamasi militant erdhi me dhunë në pushtet në Gaza.

Partnerët e vegjël ultrakonservetorë të koalicionit kanë rëndësi për të mbajtur në pushtet qeverinë e koalicionit të Netanjahut. Ndikimi i tyre në vendimet strategjike është nganjëherë i diskutueshëm. "Izraeli është më shumë se kurrë më parë i varur nga SHBA. Kjo prek si marrëdhëniet diplomatike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, edhe sigurinë kombëtare të Izraelit", thotë Udi Sommer, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tel Avivit dhe studiues i ftuar në John Jay College të Universitetit City të Nju Jorkut. "Nëse do të kesh një parashikim për një skenar realist të pas luftës në Gaza, unë do të dëgjoja ato që thotë Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe jo deklaratat e pamatura të elementëve ekstremistë në qeverinë e Netanjahut."

Ka kritika, se debati publik në Izrael ka shumë pak vend për fatin e popullsisë civile në Gaza. Në një letër të hapur të disa ish-deputetëve dhe akademikëve kritikohen deklaratat nxitëse kundër palestinezëve nga politikanë, gazetarë dhe parlamentarë. Deklaratat e konsteruara të politikanëve dhe ministrave janë marrë nga Afrika Jugore si argument për akuzën e gjenocidit që Afrika Jugore ngriti kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombtare në Hagë. Së fundmi u zhvilluan aty seancat dëgjimore.

SHBA dhe vende të tjera, mes tyre Gjermania i kanë kritikuar deklaratat e së djathtës ekstreme si "të papërgjegjshme dhe nxitëse". Antony Blinken në vizitën e fundit bëri të ditur një mision të Kombeve të Bashkuara në Gaza, që duhet të përcaktojë, se në cilat rrethana mund të kthehen palestinezët.

1,9 milionë vetë nga Gaza janë në arrati

Një zhvendosje potenciale me detyrim e palestinezëve nga Gaza është e papranueshme edhe për shtetet arabe. Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi është shprehur, se vendi i tij nuk ka asnjë plan të vendosë palestinezët në Sinain fqinj.

Sipas të dhënave të OKB, aktualisht 1,9 milionë palestinezë janë në arrati nga fillimi i luftës. Qindra mijëra vetë kërkojnë strehë në Rafah, pikën më jugore të Rripit të Gazës, në kufi me Egjiptin. Aktivisti palestinez për të drejtat e njeriut, Mustafa Ibrahim është shprehur për DW, se kthimi i shpejtë i palestinezëve pas shkatërrimeve kaq të mëdha në Gaza është i pasigurtë. Ibrahim tha se "deklarata e fundit e Smotrich që u dënua nga Europa dhe SHBA tingëllon si një koncept për dëbimin".

Tema e dëbimit dhe largimit nga vendlindja nuk është e re për palestinezët, thotë Ibrahim. Shumë palestinezë ende e kanë në memorie "Nakba"-katastrofën, ku qindra mijëra vetë u dëbuan nga vendlindja gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1948. Tek ky grup refugjatësh është edhe Amer Abdel Muti, me origjinë nga Dzhabalia, që duhej disa herë të largohej, në fillim në Khan Junis pastaj në Rafah. "Nëse shtetet perëndimore gjatë luftës hapin dyert për ne, dhe lejojnë një udhëtim afatshkurtër, që na mundëson të kthehemi pas një armëpushimi, unë do të largohesha, sepse kam frikë për jetën", shkruan 30 vjeçari në një mesazh në telefon. "Por nëse më duhet të largohem përgjithmonë, atëherë nuk do të doja të ikja. Atëherë do doja të qëndroja në vendlindjen time."/dw

Raporti: Izraeli do të vazhdojë sulmet me intensitet të lartë në Gaza në janar

Pavarësisht presionit amerikan për të reduktuar sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve në Gaza, udhëheqja izraelite ka vendosur të “vazhdojë fushatën e saj me intensitet të lartë gjatë gjithë janarit”, thuhet në një raport të lajmeve.

Washington Post citon gjashtë zyrtarë amerikanë të paidentifikuar të kenë thënë se Izraeli po injoron të gjitha kërkesat e SHBA për të reduktuar intensitetin e sulmeve të tij ndërsa numri i të vdekurve civilë rritet.

Por ulja e 3.8 miliardë dollarëve të ndihmës vjetore ushtarake është një mënyrë për të marrë Izraelin në bord, tha Matt Duss, nënkryetar ekzekutiv në Qendrën për Politikën Ndërkombëtare.

“Nëse presidenti Biden është vërtet i frustruar, ai ka shumë mjete që mund t’i përdorë.

Premtimi i mbështetjes së pakushtëzuar pavarësisht se çfarë nuk është një mënyrë e mirë për ta shtyrë dikë të bëjë diçka ndryshe,” citohet të ketë thënë Duss.

Hamasi: Frontet e rezistencës kanë kërcënuar të zgjerojnë sulmet ndaj Izraelit në ditët në vijim

Nga: A.M.

Grupet militante kanë kërcënuar se do të zgjerojnë sulmet e tyre ndaj Izraelit, ka thënë zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit.

Në paraqitjen e tij të parë televizive për disa javë, Abu Ubaida paralajmëroi se Hamasit i është thënë nga disa parti në "frontin e rezistencës se ata do të zgjerojnë sulmet e tyre ndaj armikut izraelit në ditët në vijim".

Hamasi është pjesë e të ashtuquajturit "bosht i rezistencës", i cili përbëhet nga grupe milicie në Lindjen e Mesme që përdoren nga Irani për të siguruar pushtetin në rajon, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".

Hezbollahu në Liban, Huthi në Jemen dhe Xhihadi Islamik në territoret palestineze janë gjithashtu pjesë e grupit.

Të gjithë ata kanë gjuajtur sulme ndaj forcave izraelite në hakmarrje ndaj operacionit ushtarak të vendit në Gaza.

Zjarri mbi kufirin izraelito-libanez në veçanti ka ngjallur frikën që Hezbollahu mund të hyjë drejtpërdrejt në konflikt - duke çuar në një luftë në shkallë më të gjerë midis Izraelit, aleatëve të tij perëndimorë dhe Iranit.

Të premten, shqetësimet se konflikti rajonal mund të përshkallëzohej më tej, kur SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulmet ndaj objektivave Houthi në Jemen, si hakmarrje ndaj sulmeve ndaj anijeve detare në Detin e Kuq.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit: Qendrat komanduese të Hezbollahut goditën në Liban

Një numër qendrash komanduese operacionale të Hezbollahut janë goditur në një seri sulmesh në Liban, kanë thënë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Infrastruktura shtesë që i përket grupit militant është goditur gjithashtu, shtoi ai.

“IDF do të vazhdojë të mbrojë kufijtë e saj nga çdo kërcënim”, tha ajo në Telegram.

Sky News nuk e ka verifikuar raportin.

Ministri i Jashtëm i Izraelit realizon një telefonatë konstruktive me Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga: A.M.

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka mbajtur një telefonatë "konstruktive" me homologun e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe këtë mbrëmje.

Israel Katz tha se foli me Abdullah bin Zayed Al Nahyan se ata ranë dakord të "vazhdojnë të punojnë së bashku" për të "promovuar paqen dhe sigurinë" në rajon.

“Unë thashë se Izraeli është i përkushtuar për të rikthyer të gjithë pengjet dhe për të mposhtur organizatën terroriste Hamas”, shtoi ai, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndikim të rëndësishëm në çështjet rajonale. Ai shërben gjithashtu si një partner sigurie i Shteteve të Bashkuara, duke pritur forcat amerikane.

Ajo ka kërkuar më parë që këshilli i sigurimit të OKB-së të miratojë një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat