Për vitin e dytë radhazi, bie popullsia e Kinës

Azia

Për vitin e dytë radhazi, bie popullsia e Kinës

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:21
Dikur shteti më i populluar në botë, Kina u tejkalua nga India vitin e kaluar sipas OKB-së.

Popullsia e Kinës ka rënë për të dytin vit radhazi, duke përkeqësuar shqetësimet rreth rritjes së ardhshme të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, shkruan BBC.

Dikur shteti më i populluar në botë, Kina u tejkalua nga India vitin e kaluar sipas OKB-së.

Të dhënat kombëtare treguan se popullsia e Kinës ishte 1.409 miliardë, rreth 2.08 milionë më pak nga viti i kaluar. Për krahasim, popullsia e Indisë është 1.425 miliardë.

Në vitin 2022, Kina numëroi rënie prej 850 mijë njerëzish – që do të thotë se rënia është më shumë se dyfishi në vitin 2023.

Pikërisht më 2022, Kina shënoi për herë të parë në 60 vjet rënie të popullsisë, si rezultat i rënieve të lindjeve gjatë dekadave dhe urbanizimit të shpejtë.

Pekini thotë se niveli i lindjeve tani është ulur në 6.39 për 1000 njerëz – më i ulëti. Kjo është në të njëjtin nivel me vendet e tjera të përparuara të Azisë Lindore, me normën e lindjeve në Japoni që është 6.3 dhe në Korenë e Jugut në 4.9.

Kina pati një politikë të diskutueshme në fuqi nga vitet 1980 -2015, pasi familjeve u lejohej vetëm një fëmijë. Më 2021, qeveria kineze vendosi të lejojë që çiftet të kishin deri në tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat