Kryerabini i Britanisë: Veprimet e Izraelit në Gaza nuk janë gjenocid

Azia

Kryerabini i Britanisë: Veprimet e Izraelit në Gaza nuk janë gjenocid

Më: 21 janar 2024 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Lufta në Gaza nuk po i duket gjenocid kryerabinit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Ephraim Mirvisit.

Ai tha se përdorimi i fjalës “gjenocid” për të përshkruar veprimet e Izraelit në Gaza është një “përvetësim gjithnjë e më i shpeshtë dhe i pandershëm i termit”.

Kryerabini tutje tha se përdorimi i termit ishte një “përmbysje morale, e cila minon kujtesën e krimeve më të këqija në historinë njerëzore” dhe ishte krijuar për të “shqyer plagën ende të hapur të Holokaustit”.

Në fillim të këtij muaji, gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e OKB-së në Hagë dëgjoi se Izraeli kishte shfaqur qëllime ‘të frikshme’ dhe ‘të pakundërshtueshme’ për të kryer gjenocid në Gaza.

Afrika e Jugut, e cila ka ngritur çështjen, pretendoi “dhunë të rëndë dhe akte gjenocidale” nga vendi, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli e ka përshkruar rastin si të pabazë dhe ka akuzuar Afrikën e Jugut për paraqitjen e një pikëpamjeje ‘thellësisht të shtrembëruar’ të armiqësive, ‘mezi të dallueshme’ nga ajo e Hamasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat