Tërmeti 7,1 ballë i shkallës Rihter godet Kinën, raportohet për viktima

Azia

Tërmeti 7,1 ballë i shkallës Rihter godet Kinën, raportohet për viktima

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:49
Mediat raportuan se 12,000 njerëz u evakuuan.

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa u plagosën nga një tërmet me magnitudë 7.1 ballë i shkallës Rihter që goditi Rajonin Autonom Ujgur të Kinës Xinjiang, njoftuan sot media shtetërore kineze.

Xinhua raportoi se një fëmijë ishte në gjendje të qëndrueshme në një spital lokal pasi policia e shpëtoi atë nga ndërtesa e shembur.

Mediat raportuan se 12,000 njerëz u evakuuan.

Në tërmetin, mëngjesin e sotëm herët me orën lokale, janë dëmtuar ose shembur më shumë se 120 objekte, ndërsa për shkak të dëmtimit të infrastrukturës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për një kohë të shkurtër, raporton AP.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej rreth 22 kilometrash në qarkun Wuxi të prefekturës Aksu, brenda zonës kufitare malore midis Kinës dhe Kirgistanit, raportoi Xinhua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat