Hapet në Jordani restoranti me emrin “7 Tetori”, dita e sulmeve të Hamasit

Azia

Hapet në Jordani restoranti me emrin “7 Tetori”, dita e sulmeve të Hamasit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Një restorant i ri i quajtur “7 Tetori “, në një referencë të dukshme ndaj ditës së sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, është hapur në një qytet jordanez.

Restoranti u hap në provincën Karak, në jugperëndim të kryeqytetit Aman, pranë bregut jordanez të Detit të Vdekur.

Në një video të postuar në rrjetet sociale të mërkurën, një burrë shfaqet jashtë restorantit të ri të mbushur plot me njerëz dhe më pas ecën brenda ku përshëndetet nga klientët dhe stafi i veshur me printimet e “7 Tetorit”.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë reaguar ndaj videos, disa duke shprehur neveri dhe të tjerë duke e mbështetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat