Rëndohet bilanci tragjik në Gaza, ja sa ka shkuar numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës

Azia

Rëndohet bilanci tragjik në Gaza, ja sa ka shkuar numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës

Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:31
Pamje nga lufta në Gaza

Ndërsa presim vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, luftimet në terren në Gaza janë ende të ndezura.

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi ka publikuar shifrat e saj më të fundit për numrin e personave të vrarë që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor.

Sipas burimeve, 26,083 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite deri më tani, 183 prej tyre në 24 orët e fundit.

Ndërsa 64,487 persona të tjerë janë plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat