Zjarri përfshinë spitalin e Teheranit

Azia

Zjarri përfshinë spitalin e Teheranit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:18
Ambulanca në spitalin e Teheranit pas shpërthimit të zjarrit

Mediat shtetërore raportuan se një zjarr i madh shpërtheu në një spital në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Zjarri, i cili përfshiu Spitalin Gandhi në veri të Teheranit, u kontrollua të enjten në mbrëmje. Zjarri ka djegur fasadën e jashtme të ndërtesës, shkruan euronews.

Nuk ka pasur viktima të raportuara deri më tani, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, duke shtuar se autoritetet po hetonin shkakun e incidentit.

Televizioni shtetëror tha më herët se zona përreth spitalit, i cili ndodhet në veri të Teheranit, është rrethuar dhe spitali është evakuuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat