“Gjaku i viktimave është në duart e Netanyahut”, mbi 40 ish-zyrtarë izraelitë kërkojnë shkarkimin e kryeministrit të Izraelit

Azia

“Gjaku i viktimave është në duart e Netanyahut”, mbi 40 ish-zyrtarë izraelitë kërkojnë shkarkimin e kryeministrit të Izraelit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:05
Benjamin Netanyahu

Më shumë se 40 ish-zyrtarë të lartë izraelitë të sigurisë kombëtare, shkencëtarë të njohur dhe udhëheqës të shquar biznesi i kanë dërguar një letër presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Izraelit duke kërkuar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të shkarkohet nga detyra për paraqitjen e një kërcënimi “ekzistential” ndaj vendit të tyre.

Nënshkruesit e letrës përfshijnë katër ish-drejtorë të shërbimeve të sigurisë së jashtme dhe të brendshme të Izraelit, dy ish-krerë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe tre fitues të çmimit Nobel.

“Ne besojmë se Netanyahu mban përgjegjësinë kryesore për krijimin e rrethanave që çuan në masakrën brutale të mbi 1,200 izraelitëve dhe të tjerëve, plagosjen e mbi 4,500 dhe rrëmbimin e më shumë se 230 individëve, nga të cilët mbi 130 ende mbahen në robëri të Hamasit ”, thuhet në letër.

“Gjaku i viktimave është në duart e Netanyahut”, theksohet tutje.

Letra iu dërgua presidentit izraelit Isaac Herzog të enjten dhe kryetarit të Knesset Amir Ohana të premten, raporton CNN.

Popullariteti i Netanyahut ka rënë në mënyrë dramatike që nga fillimi i mandatit të tij të gjashtë si kryeministër, pak më shumë se një vit më parë. Kritikët kanë kritikuar përpjekjet e tij për reformën në drejtësi – të cilat kërcënuan të shkaktonin një krizë kushtetuese dhe ndanë vendin, me muaj të tërë demonstratash masive dhe të rregullta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat